Edhe turizmi në krizë. Shifrat e 2013-ës flasin për rënie rekord të ardhurash

Postuar në 08 Janar, 2014 08:57

Edhe turizmi është prekur nga kriza në vitin 2013. Megjithë optimizmin dhe shifrat e larta të turistëve të dhëna nga ish-kryeministri Sali Berisha, faktet flasin për të kundërtën. Sot Shoqata e Turizmit ka publikuar disa të dhëna sipas të cilave rëniet janë vërejtur që në 9-mujorin në 2013. “Duke qenë se ne kemi taksat 300 për qind më të larta se rajoni, sigurisht që kjo përkthehet në standarde dhe cilësi. Të njëjtën pagesë që paguajnë turistët në Maqedoni nuk mund ta marrin me të njëjtin çmim edhe në Shqipëri. TVSH-ja rekomandohet nga 5 në 15, pjesa më e madhe e vendeve e kanë gati tek 5 deri në 7 dhe ka shumë vende të Europës që e kanë çuar nën 5. Kjo është thjesht një taksë e pamerituar, e cila nga 0 bëhet 20 për qind", tha Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hotelieri-Turizmit. Në shofra konkrete bëhet fjalë për një rënie prej 13% të të ardhurave dhe 18% të shpenzimeve nga të huajt.

Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=270490

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.