Arkiv-Lajme
100 ditët e Ramës sipas Dashamir Shehit
Dashamir Shehi ka diskutuar me SHQIP 100 ditët e para të qeverisë. Sipas tij, “23 javë janë shumë pak për të gjykuar zotin Rama. Megjithatë, unë do të thosha, në kaq pak kohë shumë gjëra të tjera mund të bëheshin më mirë”, thotë Shehi.
“Shikoj një dëshirë për të pasur një kontroll mbi territorin, që të mos lejohen më ndërtime pa leje, të ndëshkohen ata që ndërtojnë pa leje dhe këtë absolutisht që e shikoj si një nga aspektet pozitive.”
Ekonomia
Ministri i Jashtëm serb mes Europës dhe Kosovës, zgjedh... Kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç ka thënë se Serbia nuk do të pranonte kushtëzimin e BE-së që Serbia ta njohë Kosovën me kusht që të hyjë në BE. “Do tu themi: Faleminderit shumë, nuk duam të hyjmë në BE”.
Luksi i Ministrive të Krizës, miliona lekë për kartolina
Ka qenë SHekulli që ka bërë një investigim të thjeshtë: sa para kanë harxhuar për kartolina ministrat? Përgjigja: çdo ministri, më së paku 1 milionë lek të vjetra. Për kartolina! Në kohë krize! Në kohën ku gjithë bota ka kaluar te kartolinat elektronike!
P.Sh.:
Asnjë shqiptar nuk udhëton me tren… por Daily Mail fton britanikët të provojnë hekurudhën shqiptare!
Anglezët e dëftejnë veten si ekstravagandë të pashërueshëm, pasi Gazeta britanike “Daily Mail”, në destinacionet turistike të guidave ndërkombëtare, ka përfshirë edhe një udhëtim me tren “që kalon përmes Shqipërisë”, përgjatë muajit Maj 2014. Në kategorinë “Travel Destinations” për vitin 2014, “Daily Mail”, të cilës i referohet ATSH, thekson ndër të tjera se, “është koha që të mendojmë se çdo bëjmë pasi jemi futur në një vit të ri, e për ata që s’duan ta harxhojnë kohën e tyre në palestra apo duke ngrënë më pak çokollatë, le të mendojmë diçka tjetër.
Çfarë fshihet pas suksesit të K/M maqedonas Gruevski (dhe krahasojeni me Ramën, nëse doni)
Gruevski, për të 7 vit radhazi konsiderohet si njeriu i vitit në Maqedoninë fqinje. Në një hulumtim të DW, analizohen cilësitë që e bëjnë të jetë i pëlqyer, pavarësisht se nuk ka karizmën e Lubço Georgievskit.
Skenari fantashkencë i Berishës: tritolin ia ka vënë vetes... Rama, bipolari
Ish-Kryeministri Berisha me një postim në FB (i përshtatur për masat popullore me fjalë si “të ndenjurat e X e Y”) ka shpallur publikisht kush po vë tritol në Shqipëri: qeveria!
Gjykata Kushtetuese, tentativë për të ekspozuar qeverinë para të huajve para statusit?
Gjykata Kushtetuese pritet të shtyjë pa limit zbardhjen e vendimit për rrëzimin e Aktit Normativ të qeverisë që kërkonte hyrjen në fuqi të ligjit për “Nëpunësin Civil” më 1 prill të 2014.
Kodheli, e rezervuar me “Dosjen Imami”, por thotë se është vetëm fillimi
Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, shprehet e vendosur për të zbardhur çdo abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptare, dhe se dosja “Imami” është vetëm fillimi.
Lubonja kundër Qosjes: kulturë e vjetër mbi teoritë e konspiracionit
I përmbajtur, por jo pa keqardhje është qendrimi i Fatos Lubonjës ndaj Rexhep Qosjes, i cili para pak ditësh tha se Lubonja merr për bazë publicistët, studiuesit që janë miq të Serbisë, kur flet për historinë dhe politikën. Lubonja në një intervistë për Gazetën Express ka argumentuar të kundërtën, duke thënë se autorët në të cilët mbështetet pikësëpari janë miq të krejt botës. "Më vjen keq të them, por Qosja ushqen kulturën e vjetër të bazuar mbi teoritë e konspiracionit", i thotë Lubonja gazetarit Shpend Limoni.
Kosovarët, edhe më amerikanë se amerikanët!
RTK ka sjellë në vëmendje një shkrim të kolonelit Steve Warnstadt, i cili shërbeu në Kosovë si këshilltar i Forcës së Sigurisë në kuadër të NATO-s, botuar në ''Sioux City Journal''. Shkrimi, dashamirës për Kosovën sjell edhe një vëzhgim të autorit, për të cilin kosovarët janë edhe më amerikanë se vetë amerikanët.