Arkiv-Lajme

Konfirmohet nga kryeministrat Rama dhe Thaçi mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive në Prizren

Postuar në 03 Janar, 2014 03:26

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive e paralajmëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në 13 shtator, gjatë vizitës që zhvilloi në Prishtinë, ishte parashikuar për  t’u bërë brenda vitit 2013, por për shkak të axhendave të ngjeshura, si të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Tiranës, u shty.  

Letonia fillon 2014-ën me një ngjarje të veçantë, fut Euron në qarkullim

Postuar në 03 Janar, 2014 03:06

Që nga mëngjesi i 1 janarit 2014, Letonia ka si monedhë kombëtare euron. Vendi i 18-të i eurozonës pas një politike dragoniane kursimesh i arriti kriteret e Mastrihtit. Në vitin 2009 Letonia gati falimentoi.

Milda, portreti i një vajze të re nga Riga buzëqesh në monedhat një dhe dy euroshe letoneze. Vajza e dashuruar nga dizajni më i mirë i kohws është stampuar më parë nw monedhate vitit 1918, u zhduk në kohën e komunizmit dhe ja, tani shfaqet përsëri nw monedhën evropiane, shkruan Deutsce Welle.

"Hapen" dosjet e ish-Jugosllavisë. Kroaci, drejt ekstradimit një prej ekzekutorëve të UDB-së. Daçiç: “Njerëz të shtetit vranë Zoran Xhinxhiçin”

Postuar në 02 Janar, 2014 15:59

Ndërkohë që sot u publikuan pjesë të intervistës së gazetarit korat Zeljko Peratoviç, i cili studion praktikat e shërbimeve sekrete jugosllave në likujdimin e disidentëve, nga Kroacia vjen një lajm se një prej ekzekutorëve të dyshuar do të ekstradohet në Gjermani. Bëhet fjalë për Josip Perkoviç, një prej dhjetë personave të arrestuar si pasojë e hyrjes në fuqi të një amendamenti për ekstradimet që vlen për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Janet Yellen, kandidatura për të drejtuar Bankën Federale në SHBA

Postuar në 02 Janar, 2014 15:31

Senati amerikan pritet të votojë të hënën rreth personit që do të zëvendësojë Ben Bernaken në pozicionin e drejtuesit të Bankës Federale (Federal Reserve). Presidenti amerikan Obama ka zgjedhur një grua për këtë pozicion. Ajo quhet Janet Yellen dhe me gjasë pritet të marrë konfirmimin. Më 20 dhjetor senati i hapi rrugë procedurave për Yellen. Mandati i Bernakes përfundon në 31 janar.

Erdoganin e "kapin" të vetët duke dërguar armë në Siri

Postuar në 02 Janar, 2014 13:58

Turqia është kthyer në një “minierë” lajmesh kohët e fundit. Sikur të mos mjaftonte skandali i korrupsionit që ka përfshirë qeverinë turke, lidhjet e të cilit dyshohet se shkojnë deri tek Kryeministri Erdogan, ekzekutivi turk duket se është kapur me presh në duar nga të vetët duke dërguar armë drejt grupeve ekstremiste në Siri. Hurriyet Daily News raporton së në orët e mbrëmjes, forcat e xhandarmërisë kanë ndaluar një kamion pas njoftimeve se në të transportoheshin armë.

Ushtria, karta e fundit në krizën turke. Erdogan “rehabiliton” lidershipin e vjetër. Ish-Shefi i Shtabit flet për “gangsterë brenda shtetit”

Postuar në 02 Janar, 2014 12:08

Reçep Tayip Erdogan duket se po konsumon edhe kartat e fundit në kundërveprimin e tij ndaj atyre që i quan komplotistë dhe atij që e konsideron si një komplot të organizuar nga jashtë. Pas disa ditëve me tensione dhe përballje lidhur me hetimet e nisura nga policia dhe prokuroria mbi korrupsionin e disa ministrave, kësaj radhe në lojë ka hyrë ushtria. Ose më saktë, Erdogan ka futur ushtrinë në lojë.

Kriza dhe Eurozona, Sorros: Politika e Merkel si politika e Briand për reparacionet pas Luftës së Parë. “Gjermania po çon në rritje të ekstremizmit”

Postuar në 02 Janar, 2014 11:20

George Sorros ka publikuar sot një analizë lidhur me situatnë financiare në botë duke u ndalur sidomos te rasti i Eurozonës. Sipas tij, në vitin 2013 Japonia arriti të shkëputet nga stanjacioni 25 vjeçar, teksa  eurozona nuk po ia del të shkëputet. Si shkak për këtë Sorros nxjerr kundërshtimin e Gjermanisë për të emetuar Eurobondin si dhe mungesën e një thesari të vetëm.   Sorros bën vërejtjen thelbësore që nënvizon ndryshimin mes rastit të Japonisë dhe atij të eurozonës.

Një “dashuri” nga një artiste për kreun e Hezbollahut provokon tensione

Postuar në 02 Janar, 2014 10:40

Një “dashuri” duket se ka provokuar një stuhi të vërtetë mediatike në Liban. Kjo ka ardhur kur djali i artistes Fairouz,  një  ikonë e të gjithë vendit, ka zbuluar në një intervistë simpatitë dhe ndjenjat e së ëmës. Ziad Rahbani ka bërë të ditur se e ëma e tij është shumë e afeksionuar me Hasan Nasrallah, sekretarin e Përgjithshëm të grupit militant islamik shiit, Hezbollah. Kaq ka mjaftuar që i gjithë vendi të përfshihet nga një debat i madh, që i mbivendoset klimës shuëm të tensionuar mes kristianëve dhe myslimanëve.

Vdekja e ambasadorit palestinez në Pragë. Policia çeke zbulon armë në ambasadë

Postuar në 02 Janar, 2014 10:21

Vrasja e ambasadorit palestinez në Praga, Jamal al-Jamal çon në zbulimin e një arsenali armësh në ambasadën e palestinës në Republikën Çeke. Agjencia Telegrafike Shqiptare citon kreun e policisë, Martin Vondrasek të ketë deklaruar se “nuk mund të them me saktësi se çfarë lloj armësh janë gjetur në rezidencë. Por ajo që mund të themi dhe të konfirmojmë është se asnjë prej armëve të gjetura nuk është e regjistruar nga autoritetet e Republikës Çeke”.

Tritol dhe dy mesazhe në linjën e interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë

Postuar në 02 Janar, 2014 08:36

Viti 2013 mbyllur me një akt të cilin Ministria e Brendshme e ka cilësuar si akt terrorist. Në linjën interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë është vendosur eksploziv shoqëruar nga dy mesazhe të shkruara në kartona. Në njërin shkruhej “Nafta” dhe në tjetrin “Taksat ”. “Në datë 31.12.2013, rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Nderlalaj, në Milot, rrethi Kurbin, është dëmtuar me eksploziv shtylla e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Nga shpërthimi me lëndë eksplozive është këputur njëra këmbë e shtyllës në lartesinë 10 metra nga toka.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme