"Hapen" dosjet e ish-Jugosllavisë. Kroaci, drejt ekstradimit një prej ekzekutorëve të UDB-së. Daçiç: “Njerëz të shtetit vranë Zoran Xhinxhiçin”

Ndërkohë që sot u publikuan pjesë të intervistës së gazetarit korat Zeljko Peratoviç, i cili studion praktikat e shërbimeve sekrete jugosllave në likujdimin e disidentëve, nga Kroacia vjen një lajm se një prej ekzekutorëve të dyshuar do të ekstradohet në Gjermani. Bëhet fjalë për Josip Perkoviç, një prej dhjetë personave të arrestuar si pasojë e hyrjes në fuqi të një amendamenti për ekstradimet që vlen për të gjitha vendet anëtare të BE-së. Perkoviç mendohet se ka lidhje me vrasjen e një disidenti jugosllav të ndodhur në vitin 1983 në Bavari, por Reuters nuk jep të dhëna se cila ka qenë viktima apo kombësia e tij. Vetë Perkoviç është shprehur se ndaj tij është bërë një sqarim juridik nga organet kroate dhe se ai nuk ka besim në gjykimin e organeve gjermane. Por problemet e likujdimit fizik të kundërshtarëve politikë po nxjerin krye edhe në Serbi. Kështu më datën 31 dhjetor, kryeministri serb Ivica Daçiç deklaronte se “njerëz që punonin në sistemin shtetëror vranë Zoran Xhinxhiç. Millosheviçi ka vdekur, por ata që dhanë urdhrin duhet të mbajnë përgjegjësi, të hetohen”. (http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2013&mm=12&dd=31&nav_id=88833). Është një hap përpara në atë që mund të quhet një ‘hapje dosjesh’ të së shkuarës, me siguri si një lëshim i detyruar ndër të tjera edhe ndaj BE-së që ka premtuar nisjen e negociatave me Serbinë që nga fillimi i këtij viti. Ndërkohë dy vjet më parë mediat serbe kanë përcjellë të dhëna edhe mbi statistikat e bashkëpunimit me UDB-në. Dhe sipas këtyre statistikave shqiptarët ishin për nga numri të tretët, pas serbëve dhe kroatëve në dhënie informacioni(http://www.kosovapress.com/archive/?cid=2,92,150879).
Më shumë në: http://www.reuters.com/article/2014/01/01/us-croatia-spy-idUSBREA000DX20140101
s.z
Comments
I vetmi interesim qe kam
<p>I vetmi interesim qe kam eshte:</p><p>" Lidhjet e Sali Berishes si informator i UDB-se Jugosllave."</p>
Qenke i papare ti S.Z.Ty nuk
<p>Qenke i papare ti S.Z.Ty nuk te ben pershtypje gazetari kroat qe thote se ishte veshtire te gjeje ekzekutor shqiptar per shqiptaret, por ajo cfare kane thene te vetequajturit maqedonas.</p><p> </p>
Add new comment