Arkiv-Lajme
Përfundon thrilleri dyditor, vritet atentatori i policit
Vritet Gazmir Marku, autori i plagosjes së djeshme të policit Agron Halilaj në Durrës, pasi tentoi të vrasë një tjetër polic sot. Gjithçka nisi mbërmjen e së shtunës, kur një banor i lagjes 15 në Durrës kishte denoncuar tentativën për grabitje në lokalin e tij rreth orës 22:00. Një patrullë e policisë dhe inspektori i krimeve Halilaj u nisën për identifikimin e autorëve. Në bazë të dëshmive, autor i dyshuar i tentativës për grabitje rezultoi 32-vjeçari Marku.
Lojrat Dimërore dhe sulmet terroriste në ish Stalingrad. A është e sigurtë Rusia?
Lirimi i kundërshtarëve politikë si ish miliarderi Khodorkovski apo këngëtaret e grupit Pussy Riot, edhe pse i pamendueshëm deri pak muaj më parë, u komentua si lëvizje e qartë e presidentit rus Vladimir Putin për përmirësimin e imazhit në prag të Lojrave Olimpike Dimërore të Soçit. Por për trazimin e rendit publik dhe sigurisë në Rusi po mendon një faktor tjetër, që autoritetet ruse me gjasë e kanë nenvlerësuar: Sulmet vetëvrasëse terroriste nga elementët radikalë të republikave të Kaukazit.
Deputetët e PD-së vizitojnë Mziun në burg dhe denoncojnë ngjyrimet politike në procesin kundër tij
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është vizituar sot nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike (Ristani, Bumçi, Tafaj) në burgun 302 në kryeqytet. Ndërsa shprehu “vullnetin tonë që në fillim për të respektuar shtetin ligjor dhe për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë”, Aldo Bumçi shprehu megjithatë disa shqetësime se ky proces ka treguar dëshmi për ndërhyrje politike, për të manipuluar drejtësinë. Sipas tij, së pari, masa e sigurisë për burgim me arrest është dhënë në mungesë, kur Mziu ishte në zyrën e tij dhe jo i thirrur në gjykatë.
Kryediplomati turk Davutoglu, thirrje Gylenit për bashkëpunim
Përmes një interviste televizive që u përcoll gjerësisht nga mediat turke, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, dërgoi një mesazh pozitiv duke ftuar kreun e organizatës Hizmet, Fetullah Glen të angazhohet në “dialog dhe këndvështrim strategjik në horizont”. Ftesa e hapur për bashkëpunim në të mirë të së ardhmes së vendit dhe kundër armiqve të Turqisë, bëhet nga jo më pak sesa vetë ideologu dhe kryediplomati i qeverisë Erdogan, mesa duket një hap i qartë tërheqjeje nga retorika agresive e vetë kryeministrit. Por mesazhi përmbante edhe kulaçin, edhe kërbaçin.
Franca: Shqipëria vend i sigurtë. Ristani: Shqipëria vend i pasigurtë
Ministria e Brendshme shqiptare njofton sot se “Ministria e Punëve të Brendshme të Francës ka njoftuar se Zyra e Azilkërkuesve ka vendosur ta rikthejë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Ky vendim është publikuar në Buletinin Zyrtar dhe ka efekte të menjëhershme. Vendimi i Autoriteteve franceze vjen pas vlerësimit të masave të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë për të forcuar sigurinë e brendshme në vend dhe e bën pothuajse të pamundur fitimin e azilit nga shtetasit shqiptarë në Francë”.
Viti 2013, në gjithë botën janë vrarë 70 gazetarë
Vit i keq për gazetarinë dhe punonjësit e shtypit ky që po lëmë pas. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se së paku 70 gazetarë janë vrarë në vitin 2013 në gjithë botën, përfshirë 29 që kanë vdekur duke mbuluar luftën në Siri dhe 10 në Irak. Grupi po ashtu ka bërë të ditur se 6 gazetarë kanë vdekur në Egjipt këtë vit dhe 5 në Pakistan. Zëvendësdrejtori i grupit, Robert Mahoney, ka thënë se “Lindja e Mesme është bërë fushë e vrasjes për gazetarët”.
Rama para gazetarëve: Ksenofobia është problem i Europës, por s’lejojmë askënd të na stigmatizojë
Në një konferencë të fundit për gazetarët para se të trokasë viti 2014, kryeministri Edi Rama iu përgjigj disa pyetjeve për një gamë të gjerë çështjesh, lidhur me punën e kabinetit tij në 100 ditët e para të qeverisjes. Rama në praninë edhe të gjithë ministrave të kabinetit, theksoi se viti i ardhshëm do të jetë viti i rilindjes dhe i rimëkëmbjes në të gjitha drejtimet. Temat për të cilat Rama foli më gjatë, ishin integrimi europian dhe ekonomi-financat.
Shumaker, gjendja mbetet kritike
“Jeta e tij është në rrezik. Kaq mund të them”, ka thënë për mediat kirurgu francez Zhan Fransua Pajen, lidhur me aksidentin e rëndë të shtatë herë kampionit të botës në Formula1, Mikael Shumaker. Ai është në koma dhe në gjëndje kritike. Shumaker pësoi një aksident duke bërë ski në Meribel, lokalitet në Alpet franceze ku ish-piloti ka edhe një shtëpi. Është sqaruar se Shumaker në momentin e rrëzimit kishte vënë kaskën mbrojtëse por ai ka përplasur kokën me një shkëmb. Sipas mediave franceze, ai ka pesuar një hemoragji cerebrale si pasojë e një traume kranike.
Hakerat sulmojnë emailin e kryeministrisë, sepse Rama shkoi në meshën e Janullatosit
Shqiptarja.com njofton se është hakeruar emaili i Kryeministrisë, i vënë në dispozicion të qytetarëve, për të shprehur shqetësimet apo sugjerimet e tyre. Gazeta disponon të gjitha mesazhet që janë hackuar gjatë ditëve të fundit në faqen , ndërkohë që grupi i hakerave ka nisur një e-mail në redaksinë e gazetës. Janë 179 e-mail të dërguara nga qytetarët në Kryeministri, që tani nuk janë më konfidenciale: urime, këshilla, sugjerime, propozime, kandidime për vende pune dhe CV, janë të shpërndara në publik.
Lesbiket rrahin policinë... në futboll
P { margin-bottom: 0.08in; }
Sot pasdite u zhvillua në kompleksin sportiv Dajti një ndeshje miqësore futbolli mes komunitetit të lezbikeve dhe një skuadre policie nga Komisariati nr. 2 i kryeqytetit.
Kjo ndeshje e cila u fitua 2-1 nga skuadra e lezbikeve (e quajtur “Lesbishat”) u bë në kuadër të një projekti të quajtur “Besim dhe siguri” që Pro LGBT po zbaton për policimin në komunitet.