Arkiv-Lajme

Shënim: Projekt-buxheti i 2014-ës në dhjetë rreshta

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:12

Totali i shpenzimeve të parashikuara në projekt-buxhetin e 2014-ës është rreth 4.5 miliard dollarë. Nga këto, 1 miliard dollarë do të shpenzohen për të shkuarën dhe 3.5 miliard për të tashmen e të ardhmen.

Konkretisht, nga 1 miliardëshi për të shkuarën:

Rreth 350 milion dollarë do të shpenzohen për detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve në fushën e infrastrukturës, tatimore, etj. (ky shpenzim do të financohet nga FMN-ja dhe Banka Botërore).

Shqipëria, vendi më i mirë për t’u vizituar, i sigurt, por mrekullitë turistike janë pas rrugëve me gunga dhe gropa

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:00

Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur në Europë për t’u vizituar nga turistët në vitin 2014. Ky është rezultati i guidës turistike “Yomadic” pas një kërkimi 1-vjeçar në 27 vende europiane. Kjo agjenci ka publikuar foto nga vende të ndryshme të Europës, duke bërë më pas edhe vlerësimin. Kështu, si qyteti më i bukur europian për t’u vizituar gjatë 2014-ës është zgjedhur Beogradi, ndërsa si “Qyteti i vogël më i bukur” është zgjedhur Kotori në Mal të Zi, dhe Ohri në Maqedoni.

Mbahet sekret kërkesa e Greqisë dhe Maqedonisë për devijimin e rrjedhjeve të sipërme të lumenjve Vjosa dhe Drin

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 01:46

Ka qenë kërkesa e dy vendeve fqinje, Greqisë dhe Maqedonisë, që, në mënyrë të pavarura nga njëra-tjetra, por për interesa publike dhe ekonomike për vendet e tyre, i kërkojnë qeverisë shqiptare devijimin e lumenjve, Vjosa (për Greqinë) dhe Drini (për Maqedoninë). Kërkesa e tyre është mbajtur sekret, ndërsa qeveria greke ka miratuar më 31 korrik të vitit 2013 një projekt që synon të devijojë lumenjtë në Veri të Greqisë për të pasuruar liqenin e Janinës, ku përfshihet edhe lumi i Vjosës.

Studentët shqiptarë të Serbisë Jugore, në vend të Beogradit, zgjedhin Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën për të studiuar

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 01:39

“Albanci sa juga Srbije neće na studije u Beogmusliiirad” (“Shqiptarët nga Serbia jugore nuk duan të studiojnë në Beograd“). Ky ishte titulli i vendosur në disa të përditshme serbe ditën e djeshme, që i referoheshin fjalëve të kryetarit të kuvendit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, transmetuar nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.  

Ditëlindja e Timonierit Mao. BBC-ja e përkujton me publikimin e sloganeve më të njohura të Kinës komuniste

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 17:29

 

100 ditët e para si kryeministër

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 16:16

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpjeguar sot në “Top Story” 100 ditët e qeverisjes së tij, që janë edhe 100 ditët e para të përvojës së vet në drejtimin e vendit.

Një konflikt i një lloji të “ri” në Kosovë. Koha Ditore: Mjekëroshët e Lëvizjes Islame Bashkohu kundër Haradinajt

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 15:28

Një deklaratë e pazakontë dhe një konflikt i pazakontë ka dalë në sipërfaqe së fundmi në Kosovë, në qendër të të cilit është vënë kreu i Partisë për Ardhmërinë e Kosovës dhe një përfaqësi besimtarësh myslimanë të Kosovës. Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) ka dalë me një deklaratë ku i kërkon Haradinajt të tërhiqet nga fyerjet që ka lëshuar në adresë të përfaqësuesve të saj. Kjo lëvizje madje ka ofruar shkollim falas në mënyrë që siç shprehet ajo, Haradinaj të edukohet dhe të njohë historinë e kombit të vet.

PD-ja rivendos në skenë skemën e viteve 2004-2005

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 14:07

Lulzim Basha nuk ka gjetur dot një ide më të mirë sesa ajo e vitit 2004, kur Sali Berisha thirri në selinë e Partisë Demokratike të gjithë emrat e njohur të së djathtës, për të bërë një bashkim sasior të figurave dhe kontributorëve të saj në vite. Qëllimi i asaj kohe ishte ardhja në pushtet përballë një të majte të konsumuar dhe të përçarë. Por edhe bashkimi nuk do të mjaftonte. Duhej edhe hapja.

Dy kartolina nga “The Economist”

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 12:52

“Një tjetër lajm i hidhur për shqiptarët”, kështu e hap statusin e vet në Facebook ish-kryeministri i vendit Sali Berisha. Cili është lajmi i hidhur? Lajmi i hidhur është se revista e majtë më e famshme “The Economist”, ka parashikuar protesta në Shqipëri në vitin 2014. “Të dashur miq, revista e majtë më e famshme e planetit "The Economist" iu dërgoi shqiptarëve një kartolinë të hidhur për festat e fundvitit. Ajo parashikon shqiptarët në protesta gjatë muajve që vijnë dhe paralajmëron destabilizim të vendit”, shkruan Berisha.

Pas Aleks Nikës, kryeministri vizitë në shtëpinë e Hekuran Dedës, një prej të vrarëve në 21 janar

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 12:12

Dy ditë pasi  vizitoi shtëpinë e Aleks Nikës, ku edhe kaloi Krishtlindjet, sot kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, ka qenë në familjen e Hekuran Dedës, një tjetër i vrarë në protestën e 21 janarit 2011. Ai u ka shpërndarë dhurata fëmijëve, me rastin kjo të festave të fundvitit. Gjatë kohës që ishte në opozitë, pra për dy vitet që pasuan protestën, PS-ja ka organizuar ceremoni për kujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndë, por tani që është një qeveri edhe nuk dihet nëse kjo praktikë do të vijojë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme