Arkiv-Lajme

Statisticienë dhe ekspertë botërorë japin prognozën e ekonomisë globale për 2014-ën

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 12:49

Statistikat e reja dhe studimet e ekspertëve më të mirë botërorë lenë të kuptohet se disa prej pasigurive që karakterizuan pjesën më të madhe të vitit 2013 duket se po zhduken me fillimin e vitit të ri, megjithatë ekonomistët kanë rezerva.

Megjithë përmirësimet e vazhdueshme, papunësia në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë e lartë, kriza e borxhit në Evropë është larg kapërcimit dhe ekonomia kineze vazhdon të ngadalësohet.

Komisioni Evropian thotë se zhvillimi do të ngadalësohet në 18 vendet që përdorin Euron, ndërsa papunësia ka të ngjarë të rritet pak në vitin 2014.

Aksion i Policisë së Shtetit mbi piratët televizivë dhe të drejtat e autorit

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 11:27

Një aksion tjetër po përgatitet nga Policia e Shtetit, aksion që ka të bëjë direkt me detyrat që ka lënë Këshilli i Europës për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, dhe ky është zbatimi i ligjit të të drejtës së autorit. Në këtë kuadër Policia e Shtetit ka nisur një sërë kontrollesh dhe bllokimesh të operatorëve kabllorë dhe individëve që piratojnë programet në mënyrë ilegale.Ne shume qytete policia ka bllokuar dhe po çon per ndjekje penale pronaret e rrjeteve kabllore qe piratojne prej vitesh.

Rigjallërohen ndjenjat raciste te grekët dhe italianët

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 10:27

Diskriminimi që u bëhet shqiptarëve nga vendet ku kanë emigruar ka qenë në qendër të medieve të huaja. Në qendër të kritikave kanë qenë edhe qëndrimet e dy vendeve me emigracionin më të madh shqiptar, Greqisë dhe Maqedonisë ku ka filluar të ketë shfaqje raciste. Tipik është rasti i deputetit të Agimit të Artë, Jason Bibby, në Janinë, tashmë i arrestuar që gjatë dëshmisë para gjykatës ka thënë se, "askush nuk guxon të fyejë dhe të poshtërojë historinë greke të grekëve, që kurrë nuk iu dorëzuam zgjedhës turke".

Autoriteti i Konkurrencës, shumë i vonuar, kërkon heqjen e ekskluzivitetit dhe tarifave të fluturimeve për aeroportin e Rinasit

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 10:10

Pasi shqiptarëve u janë shkundur xhepat mirë e mirë, Autoriteti i Konkurrencës kërkon heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare për aeroportin e Rinasit dhe uljen e tarifave të shërbimit që ofron ky aeroport.

Në një njoftim për shtyp Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se, ekskluziviteti dhe tarifat shumë të larta që aplikon operatori “Tirana International Airport” dëmtojnë konkurrencën në tregun e fluturimeve. Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas është aeroporti i kryeqytetit dhe njëkohësisht i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile.

Yje të rinj mbi qiellin blu të PD-së!...Kush do të drejtojë Kamzën?

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 09:34

Basha po përpiqet të bëjë një KOP të ri (Komiteti i Politikave Orientuese), si ai që bëri dikur Berisha. Sot, nga ata figura shumë pak kanë mbetur, një a dy, ja dhe tre, mes tyre dhe Basha, e në 8 vjet, vështirë se mund t`u bëhet ndonjë bilanc se çfarë sollën e se çfarë i lanë vendit. Por çështja shtrohet se cilët janë “yjet” e rinj të PD-së, ata që nesër do aspirojnë për të udhëhequr Shqipërinë?! Nuk është ndonjë mister. Basha është një prej tyre, që vuan nga një paaftësi e lindur për t`u vetëfaktorizuar si një personalitet politik. Po pas tij? Po promovohet Arben Ristani.

Universiteti “Kristal” tremb autoritetin e universitetit të Pishtinës, përjashtohen të diplomuarit në “Kristal”

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 08:13

Pesëmbëdhjetë profesorëve asistentë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës u është ndërprerë kontrata e punës meqë ata ishin diplomuar në universitetin privat "Kristal" në Tiranë dhe nuk i kishin nostrifikuar diplomat pranë Ministrisë së Arsimit në Kosovë. "Menaxhmenti i UP-së, ka vendosur që të ndërpresë angazhimet e 15 asistentëve në degët Mami dhe Infermieri të Fakultetit të Mjekësisë dhe të ndërpresë procedurën e nënshkrimit të kontratave për ta", thuhet në komunikatën e Rektoratit të UP-së.

10 personazhet e vitit në Shqipëri sipas Mustafa Nanos

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 06:38

Nuk është një institucion mediatik apo ndonjë institucion tjetër që ka tagrin e vlerësimit të bëmave të njerëzve, është thjesht një gazetar, tepër aktiv dhe sensibël në jetën dhe politikën shqiptare, që, ndoshta edhe i takon të vërë gishtin në atë që iu pëlqen dhe e duan të gjithë. Dhe këtë ai e ka bërë. Ky është Mustafa Nano, i cili, për natyrën e tij disi rebele, “i pa autorizuar”, ka marrë pjesë në lojën ciklike të fundit të vitit, duke hartuar një listë.

Ahmeti: Nobeli për Thaçin, Daçiç dhe Ashton, përfitim personal, populli, si serbët ashtu edhe shqiptarët s’kanë fituar gjë

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 05:29

Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur veç punëve dhe problematikave me të cilat ai përballet konkretisht me marrjen e detyrës së re, edhe për marrëveshjen Thaçi-Daçiç. “Mendoj se më së shumti nga këto bisedime kanë përfituar tre persona, ka thënë ai. Jo populli. Nuk ka fituar as populli i Kosovës, as populli i Serbisë, e besa as Bashkimi Evropian nuk ka përfituar aq shumë. Këtu kanë përfituar kryeministri i Kosovës, i cili ka gjetur derë të hapur vetëm përmes dialogut në Bruksel.

Update lajmit “Mbahet sekret kërkesa e Greqisë dhe Maqedonisë”, Dade: Shkelje e rëndë. Dita: E nxorri nga Kuvendi Bogdani

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 05:04

Pas lajmit të mësipërm të Respublica-s “Mbahet sekret kërkesa e Greqisë dhe Maqedonisë për devijimin e rrjedhjeve të sipërme të lumenjve Vjosa dhe Drin”, vijnë të dhëna të reja. Gazeta Panorama ka botuar në numrat e fundit një procesverbal të një mbledhje të Komisionit të Jashtëm Parlamentar ku diskutohen çështje që klasifikohen me sensibilitet kombëtar. Materiali i bërë tashmë publik ka dalë nga një prej deputetëve të këtij Komisioni.

Berisha: 2014-a do të sjellë destabilizimin e vendit

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:22

Sali Berisha mendon se viti 2014 do sjellë destabilizimin e vendit. Deklarata është bërë në rrjetin social Facebook, që tashmë po kthehet edhe në një mjet publik mediatik, shumë pranë medias vizive dhe të shkruar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme