10 personazhet e vitit në Shqipëri sipas Mustafa Nanos

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 06:38

Nuk është një institucion mediatik apo ndonjë institucion tjetër që ka tagrin e vlerësimit të bëmave të njerëzve, është thjesht një gazetar, tepër aktiv dhe sensibël në jetën dhe politikën shqiptare, që, ndoshta edhe i takon të vërë gishtin në atë që iu pëlqen dhe e duan të gjithë. Dhe këtë ai e ka bërë. Ky është Mustafa Nano, i cili, për natyrën e tij disi rebele, “i pa autorizuar”, ka marrë pjesë në lojën ciklike të fundit të vitit, duke hartuar një listë. “Po përfshij në këtë listë bashkatdhetarë që kanë bërë bujë, që kanë diktuar zhvillime, që kanë dhënë kontribute në Shqipëri apo për Shqipërinë, e më në fund të tjerë që, edhe pse i kanë ndërprerë lidhjet me ne të këtushmit, kanë bërë të flitet për këtë vend”, thotë ai në hyrje të kësaj liste.

Po cila është lista?

1. Protestuesit kundër armëve kimike – Ata ishin organizatorët e protestës më të bukur që është bërë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë (veç Lëvizja e Dhjetorit 1990 ia merr). Bukuria e protestës lidhet së pari me objektivin që u arrit, dhe së dyti me mënyrën se si u organizua.
2. Elhaida Dani – Gara muzikore e fituar prej saj nuk ishte asgjë më tepër se sa një shoë televiziv (në kanalin Italian ‘Rai Due’), por impakti i kësaj fitoreje, për shkak të interesit që RAI ngjall ende në Shqipëri e për shkak të qindra mijra shqiptarëve që jetojnë në Itali, ishte i jashtëzakonshëm. Ajo ia doli, pa e kërkuar sigurisht, që të shndërrohej në një farë mënyre dhe në një protagoniste të garës elektorale.
3. Eda Derhemi – Është një shqiptare që jeton përtej Atlantikut, por që merr pjesë në jetën publike shqiptare nëpërmjet shkrimeve të saj, ku dallohet një qasje e optikë e ndryshme lidhur me problemet shqiptare dhe ato të botës. Ajo vetë bie në sy për trurin e hapur dhe për stilin elegant të të shkruarit.
4. Ardian Vehbiu – Nuk jeton në Shqipëri, por është një nga intelektualët më të pranishëm në debatin që zhvillohet këtej nga anët tona mbi çështje nga më të ndryshmet. Idetë e veta ai i shpreh e i publikon në blogun e tij ‘Peizazhe të Fjalës’ dhe në të përditshmet e Tiranës. Dhe në librat e tij, sigurisht.
5. Ilir Meta – I befasoi të gjithë me faktin që i mbijetoi skandalit të videopërgjimit. Jo vetëm kaq, por në zgjedhjet e fundit parlamentare korri një sukses të papërfytyrueshëm, tek-tuk dhe të pashpjegueshëm. Ish një nga arkitektët e regjimit ‘Berisha’ në periudhën 2009-2013, por ish po ky që dha garanci për rrëzimin e këtij regjimi (kur u bë tok me socialistët në një koalicion parazgjedhor).
6. Futbollistët shqiptarë të Zvicrës – Me rastin e ndeshjeve Shqipëri-Zvicër, tifozët shqiptarë u dhanë munxët atyre (Xhaka, Berhami, Xhemaili, Shaqiri, Mehmeti), por ata bënë që të flitet shumë për Shqipërinë. Të njëjtën gjë kanë bërë teksa luajnë për klubet e tyre.
7. Shpend Ahmeti – U zgjodh kandidat i Vetvendosjes për kreun e bashkisë së Prishtinës dhe, kundër çdo parashikimi, ia doli të mposhte kandidatin e LDK-së, e tok me të, dhe një establishment të tërë politik boll të kritikuar.
8. Adnan Januzaj – Futbollist i ri i talentuar (18 vjeç), që luan me skuadrën e madhe ‘Manchester United’. I ka mbërritur kërkesa e lutja nga të gjitha anët për të luajtur për ngjyrat kuq e zi, dhe ndërdyshja e tij (nëse e ka një ndërdyshje) ka bërë që më shumë të flitet për kombësinë e tij shqiptare se sa për shtetësinë e tij belge.
9. Francesco Becchetti – Një sipërmarrës italian, që ka bërë bujë me ngritjen e një televizioni të ri ‘Agon Channel’. Televizioni është në fakt në hapat e para, por financuesi i tij gjeti një mënyrë origjinale për të provokuar një diskutim mbi të. Ka rekrutuar gazetarë e moderatorë të mirë programesh, të cilëve u ka dhënë rroga pa asnjë logjikë tregu e që në ndonjë rast janë stratosferike. Për Becchetti-n nuk dihet ndonjë gjë. Nëse futesh në google, mund të gjesh veç një foto të vogël të tij.
10. Gazeta Dita – Ky ishte viti i kësaj gazete, që u ngrit nga hiçi dhe në harkun e një kohe të shkurtër ka dominuar tregun e shtypit në versionin print (tok me Panoramën). Dita ka ndjellë lexues e interes, me sa duket, me qasjen e vet provokative, me titujt e mëdhenj në stil tabloidësh, me zhbirilimin investigativ që u bën dukurive të politikës shqiptare, dhe me tonet e forta, radikale e partizane. Ka si linjë të përhershme kritikën ndaj berishizmit.

Zh.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Oh ç'ia ferkoni kurrizin njeri tjetrit ju bllogjistet shqiptare. Te zinjte shqiptare çfare do te benin po te mos iu kishin juve, o bande tarallakesh e llafollogesh pa buke........

Submitted by dritan (not verified) on

Gazeta "Dita" personzhi i Vitit ???? O Mustafa nuk ka honorar ne bote qe mund te beje nje mendje me dy gram aresye te shpalle 55 e majte si personazh te vitit !!!

Submitted by Osum Vorbulla (not verified) on

Shume dakord me Xhuxhmaxhuxhin.

Submitted by Anonim (not verified) on

Eda Derhemi ?

Mustafa, personalisht kam nje konsiderate te madhe per ju si gazetar, dhe mbase si personazh i vitit 2013 do fusja pa asnje hezitim ju dhe sidomos librin tuaj "Une jam Gege", nje liber qe vertet ka ndezur nje debat pozitiv mbi vlerat e shoqerise se sotme shqiptare.

Por me lejoni te shpreh mosdakordesine time ne lidhje me nje individ anonim si Znj. Eda Derhemi, vetem pse "ResPublika" i jep hapesire te shkruaj çarçafe pafund dhe pa asnje lloj lidhje...nuk me duket profesionale. Mbase titulli i shkrimit tuaj duhet te ishte: "Personazhet e vitit sipas ResPublica's" !

Nqs do te perdorja nje term te perdorur nga ju Zt. Nano: "Shqiptaret nuk jane debila". Mbase do ishte mire qe edhe te botonit nje CV te Eda Derhemit dhe Ardian Vehbiut, keshtu qe te gjithe ne te dinim cfare arritjesh ne rrafshin profesional, por pse jo edhe personal, kane keta idivide.

Me respekt per ty Mustafa dhe stafin e ResPublica's, ju uroj gezuar vitin e ri 2014.

Blendi

Submitted by XY (not verified) on

Lista qendron, me ndonje perjashtim andej nga fundi.

Po keshtu, Eda Derhemit i takon te kete mendjen e hapur, dhe jo trurin.

Submitted by Anonim (not verified) on

mustafa, perpara se te kerkosh ne google per Becchetin dhe thagmat e tij, dergo ca gazetare investigative te Dites, andej nga Kalivaci, ose beji nje telefonate mister Nanos tjeter, apo kerko ndonje kopje te nje gazete qe shperndahej falas deri para pak kohe (nuk di ne vazhdon te botohet akoma)- me duket me te njejtin emer si te televisionit te zoterise, ose kerko neper almanaket e gazetave qe shkon neper duar per skandalin e importit te pleherave te para disa vitesh, e ndoshta do te mesosh ca me teper se sa te gugellosh...

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Francesco Bacchetti personazh i vitit? O Mustafa! Perpara se te na i quash VIP-a individe te tille, duhet te na thuash nga i mori parate ky individ i panjohur qe nisi ndertimin e nje perandorije mediatike? Apo, si gjithe te tjeret? Pra, kjo qenka " demokracia " ( ne te vertete, kapitalizmi ) ku hajnat dhe horrat behen dhe shpallen VIP-a. Bukur shume. I gezofshi horrat!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kapitalizmi ka shume te mbeta ne fgjthe ate qendron gjithnji ne kambe, ndersa utopia e Komunizmit deshtoi vetetvetiu dhe perfundimisht ne menyre te pakthyeshme.

Submitted by skifter mergimi (not verified) on

Muci,

si i themi andej nga anet tona, duhet t'i kesh hequr nja dy gota para se te jepje keto konkluzione.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.