Haga vendos "me standardin" e Ols Dados: Paraburgim për Thaçin!

Çështja e paraburgimit që është teknikisht pasojë e masë së sigurisë arrest me burg për të pandehur në hetime penale, rivjen sot në vëmendje nga një drejtim tjetër. Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbetet në paraburgim deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.
Sipas raportimeve në media shqip thuhet se:
Paneli përfundon se, në këtë kohë, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një konstatim se z. Thaçi mund t’i shmanget drejtësisë nëse lirohet. Megjithatë, Paneli është i kënaqur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi do të pengojë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara dhe se ai do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë prova në këtë çështje
Situata e krijuar vjen si analogji me diskutimet e bëra në muajt e fundit për masat e arrestit me burg në Shqipëri, që janë ngritur në nivel histerie me rastin e Erjon Veliajt. Presioni mbërriti deri te Gjykata e Lartë që doli me vendim unifikues për masat e arrestit, nën arsyetimin se vendi ynë ka shuëm të paraburgosur, duke sjellë në vështrim dyshimin se masat e arrestit janë kthyer në qëllim sigurues për hetimin penal.
Mirëpo arsyetimi për Hashim Thaçin është i ngjashëm thuajse identikisht me arsyetimin e GJKKO dhe SPAK për Veliajn. Pra paneli i Gjykatës së Hagës ka arsyetuar njësoj si Ols Dado, i kryqëzuar me muaj me radhë si tendencioz dhe i paaftë.
Le të mendojmë për një çast analogjinë mes dy të pandehurve: Erjon Veliaj, dikush që futi mjete të ndaluara në qeli, që akuzohet se ka falsifikuar firmën, që shembi teatrin kombëtar dhe që ka 13 akuza me Hashim Thaçin, që kushdo të ketë qenë, vjen nga karriera e presidentit dhe kryeministrit, firmëtar i pavarësisë së Kosovës. Ku mund të ikë tashmë Thaçi, apo çfarë mund të bëjë për të cenuar procesin?
Çfarë do thonë për këtë vendim komisarët e drejtësisë preferenciale që shohin te Veliaj viktimën e madhe? Pse duhet të këmbëngulet pikërisht për nxjerrjen nga paraburgimi të dikujt që e deklaron veten të pafajshëm? Çfarë zgjidh paraburgimi në thelbin e çështjes?
Sigurisht që çështjet nuk përputhen si të tilla, por për njerëz që edhe Hashim Thaçin e kanë shpallur vetë të pafajshëm, paraburgimi deri në ditën e gjykimit është diçka që patjetër përfaqëson një padrejtësi dhe shkelje. Por e mira e kësaj bote është se drejtësia nuk mbeti në dorë të shqiptarëve si këta që flasin për rasin Veliaj, që dolën me të madhe për reformën në drejtësi, absurde në mënyrën si u shkrua dhe sot, të gjendur në vijën e parë të shqyrtimit të saj, thonë se reforma dështoi.
s.zaimi

Add new comment