Arkiv-Lajme

Detyrimet e prapambetura të "Berishës": 750 apo 350 milion dollarë?

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 11:49

Duke folur sot në Kuvend rreth detyrimeve të prapambetura të qeverisë së mëparshme, Kryeministri Rama tha: “Ja besuam FMN-së skanimin e borxhit, skanimi i borxhit nuk ka mbaruar dhe nga skanimi doli një shifër shumë më e lartë nga ajo që ne kishim paraparë. Ne nuk kemi rritur borxhin, por legalizuam atë borxh që qeveria paraardhëse e mori për kumarin elektoral.

Biznesmeni që rri ngjitur me Erdoganin, Ramën e Thaçin, arrestohet në Stamboll

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 11:00

P { margin-bottom: 0.08in; }

Një “hakmarrje” e Ballës, apo një metodë e panevojshme?

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 10:47

P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }

Me një propozim ironik, në seancën maratonë mbi buxhetin (ende në zhvillim) Taulant Balla ka propozuar zyrtarisht "heqjen e taksave të korrupsionit të kohës së Sali Berishës".

Në dokumentin e paraqitur prej tij, shkruhej:

A duhej të injoronte simbolet e Kosovës Shpend Ahmeti, Kryetari i ri i Prishtinës?

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 07:16

Kreu i ri i kryeqytetit kosovar, Shpend Ahmeti, i ka mbetur besnik qëndrimit të “Vetëvendosje!”-s kundër simboleve shtetërore të Kosovës.  Në fotografinë e publikuar gjatë konferencës për media, ku Ahmeti ka prezantuar ekipin e tij qeverisës, shihet vetëm flamuri kombëtar dhe ai i Prishtinës, por jo edhe flamuri shtetëror i Kosovës, që me kushtetutë duhet të jenë në çdo zyrë të institucioneve shtetërore, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.

Për Berishën, Rama është "njeriu më konspirativ mbi tokë!”

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 06:10

Ish-kryeministri Berisha i ka dhënë parashikimin politik te Zonë e Lirë e Çanit, dhe, ndoshta kjo mund t'ju habisë, ka parashikuar disa apokalipse një pas një:

  1. Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt varfërisë skamjes papunësisë dhe prishjes së marrëdhënieve të saj me partnerët e saj SHBA dhe BE.

  2. kriza ekonomike është e sigurt me rritjen e taksave dhe borxhit Shqipëria shkon drejt recesionit.

LSI tërhiqet nga "Fasonët", sepse "problemi është kompleks". Qeveria i premton ta shohë në Pranverë

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 06:00

Projektbuxheti i vitit 2014 dhe paketa fiskale do të hidhen në votim në seancën e sotme plenare, bashkë me amendamentet e partive politike.

LSI ka paraqitur 3 amendamente, njëri prej të cilëve, ai për mos ndryshimin e taksës së tatim fitimit për fasonët nuk është pranuar nga qeveria. Sipas burimeve të SH, LSI ka tërhequr përkohësisht amendamentin për mbajtjen të pandryshuar të tatim fitimit për biznesin e fasonëve.

A është vërtet Qeveria “kundër” LSI-së për ndonjë taksë?

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 04:17

Ky ishte titulli i Panoramës në lidhje me diskutimet në Grupin e Ekonomisë. Bëhet fjalë për këmbënguljen e Qeverisë që i ka qëndruar deri në fund kërkesës së saj për të rritur tatimfitimin 15 për qind, duke mos përjashtuar këtu fasonët, me gjithë kërkesën e Grupit Parlamentar të LSI-së, që e paraqiti kërkesën në Komisionin e Ekonomisë, pa gjetur miratimin e Ministrisë së Financave, e cila kundërshtoi çdo lloj uljeje të taksës për këtë sektor. Këtë herë ishte Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike që kanë bashkuar zërat në komision, por në fund asgjë nuk u ndryshua.

Projekt-buxheti i Bashkisë Tiranë, ku kanë ikur paratë e SK Tirana?

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 02:55

Pas 4 orësh,debati, maxhoranca e Këshillit bashkiak të Tiranës (PS- LSI) ka kthyer mbrapsht projekt buxhetit të Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha për Kryeqytetin, duke e cilësuar jo transparent por dhe duke e akuzuar për zhdukje fondesh.

Gazetat më të shitura në Shqipëri? Një përgjigje nga Kuvendi

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 17:33

Të përcaktosh cilat janë gazetat më të shitura në Shqipëri është një mision thuajse i pamundur. Shumë e kanë provuar, por kanë dështuar. Të gjitha gazetat pretendojnë që kanë tirazhe të larta. Sigurisht që shumica gënjejnë. Për hir të së vërtetës duhet thënë që tirazhet e gazetave sot janë aq mjerane krahasuar me një dekadë më parë sa shtypit duhet t’i vijë turp që harxhon kohë me kacafytje gjelash për shifra të rreme në vend që të kthejë pasqyrën nga vetja dhe të ulë kokën për atë që sheh.

Qosja: Deklarata e Demaçit, e drejtë dhe e saktë, por Rugova ka edhe plot gjëra të tjera të rënda që s’i di apo nuk do që t’i thotë Demaçi!...

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 13:40

Akademiku Rexhep Qosja ka folur për gazetën Expresss lidhur me debatin që ka shpërthyer ditëve të fundit për rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Duke iu referuar Adem Demaçit, që ka qenë edhe më i ashpëri në këtë debat, Qose, thotë se ka edhe plot gjëra të tjera që s’i di apo nuk i thotë Demaçi, natyrisht gjëra që e rëndojnë figurën e Rugovës. Më poshtë në intervistën e tij Qose thotë:  “Në atë deklaratë nuk janë paraqitur të dhënat, të dhënat e shumta, që e dëshmojnë qartë deklaratën e drejtë të Adem Demaçit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme