Statisticienë dhe ekspertë botërorë japin prognozën e ekonomisë globale për 2014-ën

Statistikat e reja dhe studimet e ekspertëve më të mirë botërorë lenë të kuptohet se disa prej pasigurive që karakterizuan pjesën më të madhe të vitit 2013 duket se po zhduken me fillimin e vitit të ri, megjithatë ekonomistët kanë rezerva.
Megjithë përmirësimet e vazhdueshme, papunësia në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë e lartë, kriza e borxhit në Evropë është larg kapërcimit dhe ekonomia kineze vazhdon të ngadalësohet.
Komisioni Evropian thotë se zhvillimi do të ngadalësohet në 18 vendet që përdorin Euron, ndërsa papunësia ka të ngjarë të rritet pak në vitin 2014.
Italia është në vështirësi të mëdha dhe do të duhen disa vjet që edhe Spanja dhe Portugalia, madje dhe Irlanda të dalin nga vështirësitë ekonomike.
Në Lindjen e Mesme, disa prej vendeve të Pranverës Arabe, që janë ende politikisht të paqëndrueshme, pritet të përjetojnë vështirësi ekonomike gjatë vitit 2014.
Ka të ngjarë që çmimet e lëndëve të para të bien në vitin 2014, kështu që Brazili, Turqia dhe Hungaria, Indonezia, që varen nga kjo industri mund të bjenë
Parashikimet ekonomike për 2014-tën janë pozitive për Afrikën. Pas një zhvillimi vjetor prej 4.8 për qind në vitin 2013, Banka e Zhvillimit Afrikan parashikon që zhvillimi ekonomik i Afrikës të arrijë në 5.3 për qind, rritëm ky i nxitur nga zhvillimi i fuqishëm i sektorit të shërbimit si dhe rritja e sektorit të bujqësisë dhe minierave.
Zh.
Add new comment