Arkiv-Lajme

Nikoliç: Loja me Nobelin për dyshen Daçiç-Thaçi, bëhet në të vërtetë për Ketrin Eshton

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 11:50

“Nëse Ivica Daçiç qoftë edhe si kandidat për çmimin Nobel qëndron përkrah Hashim Thaçit, nuk mund ta ketë përkrahjen time”, tha për “Novosti” kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliç (Në foto, djathtas), i cili shprehet i trembur se hetimet ndaj Thaçit mund të ndalen nëse ky fiton çmimin Nobel. Për këtë siç tha ”serbi nuk duhet ta pranojë shpërblimin me Thaçin e dyshuar për krime në Kosovë”.
Sipas Nikoliçit, për çmimin Nobel ka kohë që flitet në Bruksel, por kjo bëhej më shumë për shkak të Ketrin Eshton sesa për Daçiçin e Thaçin, raporton agjensia INA.

Ne.Su.

Presidenca, e pamëshirë me Nazime Vishën. Arsyeja: dosje e paplotë.

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 11:36

Pak ditë më parë, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Inva Mula, Luljeta Lleshanaku Rudolf Marku dhe violinisti Tedi Papavrami kërkuan që nga shteti shqiptar dhe nga drejtësia të tregohet mëshirë për Nazime Vishën, 19-vjeçaren e akuzuar dhe të dënuar me dhjetë vjet burg për vrasje me dashje. Panorama njofton sot nga burime Brenda Presidencës se dosja ndaj 19-vjeçares Visha është kthyer në Ministrinë e Drejtësisë, pasi është cilësuar si e paplotë, “për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm” shkruan gazeta.

Rama, përballë M. Nanos: Statusin nuk e morëm se esktremistët në Europë na konsiderojnë vend mysliman!

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 08:02

P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }

Ngjela: Arrestohet Mziu dhe jo Shkëlzeni? Nga ky Kryeprokuror e ky President, mos prisni drejtësi

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 07:55

P { margin-bottom: 0.08in; }

Në një intervistë për DITA-n, avokat Ngjela ka bërë (si përherë) një deklaratë të fortë:

Open Data Albania: Mashtrimi, një zanat për të fituar lehtë, shpejtë dhe pa siklet në Shqipëri!

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 06:28

Ky është leximi që mund t’i bëhet raportit të “Open Data Albania”, që i referohet vjetarit statistikor të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas të dhënave në këtë dokument, mashtrimi është vepra penale me numrin më të lartë të të dënuarve, me një mesatare prej 208 personash në vit. Ndërsa vetëm në vitin 2012, numri i mashtrimeve në total është 474.

Top-gafa e vitit, sipas gazetës DITA

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 06:16

Duke u afruar atmosfera festive e fundvitit, edhe gazetat shtojnë dozat argëtuese në faqet e tyre. Kështu gazeta DITA shkruan sot për lapsuset e bëra nga njerëz publikë apo personalitete gjatë këtij viti. Ndër gafat ajo rendit atë të Presidentit Nishani në urimin për Krishtlindje, ku e ngatërroi keq fillin deri në një lëmsh pa mundësi zhbërjeje, midis Krishtlindjeve dhe Pashkëve.

2013-a, një vit gri për Shqipërinë

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 04:24

Në një shkrim në MAPO Aleksandra Bogdani është përpjekur të skicojë në vija të përgjithshme gjithë kapërcyellin politik, social dhe kulturor të vitit 2013, një vit me shumë ngjarje e ngjyra, por që në fund rezulton gri për Shqipërinë, siç konkludon ajo....

Nga zgjedhjet tek parashikimi për ekonominë, kjo analizë e Bogdanit në MAPO-s përfshin pesë arsye pse viti që po lëmë pas, nuk ishte më bujar dhe as shumë i ndryshëm për Shqipërinë. Këto pesë arsye janë sqaruar nën titujt e mëposhtëm:

E vërteta e nismave para kamerave... Bashkia lë në baltë të rinjtë e Fondit të Garancisë!

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 03:30

Në gusht Bashkia e Tiranës hapi nismën për të stimuluar punësimin e të rinjve përmes kreditimit të bizneseve të tyre. Kryetari Lulzim Basha nënshkroi një marrëveshje me drejtorin e BKT-së, Seyhan

 Pencabligil dhe përmes kësaj marrëveshje Bashkia do të bëhej për herë të parë garante e atij që u quajt “Fondi i Garancive” (afro 1 milion dollarë), nga i cili do të  jepeshin kredi për të rinjtë,  pothuajse dy deri tre herë më të ulët se norma në treg.

Edhe DioGuardi kundër Nobelit të Paqes për çiftin Thaçi-Daçiç. A na duhet vërtet ky Nobel?

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 03:01

Joe DioGuardi, kryetar i Ligës Shqiptaro-Amerikane ka reaguar fort kundër nominimit të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç për çmimin Nobel të Paqes. “Absolutisht jo, një kandidim të tillë nuk e meritojnë, sepse dihet se kujt i ndahet Çmimi Nobel, atyre personaliteve, intelektualëve për paqe në botë, e fatkeqesisht këtë ende nuk e kemi në Veri të Kosovës e aq më tepër në Serbi  (Luginën e Preshevës )..”, ka deklaruar DioGuardi për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Miratohet buxheti me shumicë të fortë. Por, asnjë amendim i opozitës.

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 13:07

Në një seancë 8-orëshe (që dukej sikur po bëhej nami, a thua se njerëzit e tjerë nuk punojnë 8 orë, çdo ditë) buxheti është miratuar.  Kuvendi miratoi para pak me 82 vota pro buxhetin e vitit 2014 dhe paketën fiskale, ndërkohë që opozita votoi kundër.  Kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2014, si buxhetin që ka garantuar përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit. Sipas kryeministrit, ky buxhet asgjëson atë që ai e cilëson si “shkëmb të borxheve të lëna nga qeveria paraardhëse”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme