Presidenca, e pamëshirë me Nazime Vishën. Arsyeja: dosje e paplotë.

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 11:36

Pak ditë më parë, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Inva Mula, Luljeta Lleshanaku Rudolf Marku dhe violinisti Tedi Papavrami kërkuan që nga shteti shqiptar dhe nga drejtësia të tregohet mëshirë për Nazime Vishën, 19-vjeçaren e akuzuar dhe të dënuar me dhjetë vjet burg për vrasje me dashje. Panorama njofton sot nga burime Brenda Presidencës se dosja ndaj 19-vjeçares Visha është kthyer në Ministrinë e Drejtësisë, pasi është cilësuar si e paplotë, “për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm” shkruan gazeta.

Nazime Visha, 19 vjeç, është dënuar me dhjetë vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe më pas nga Apeli, për akuzën e vrasjes ndaj shtetasit Fiqiri Muça, me të cilin kishte pasur një lidhje intime që në moshën 14 vjeçe.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.