Open Data Albania: Mashtrimi, një zanat për të fituar lehtë, shpejtë dhe pa siklet në Shqipëri!

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 06:28

Ky është leximi që mund t’i bëhet raportit të “Open Data Albania”, që i referohet vjetarit statistikor të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas të dhënave në këtë dokument, mashtrimi është vepra penale me numrin më të lartë të të dënuarve, me një mesatare prej 208 personash në vit. Ndërsa vetëm në vitin 2012, numri i mashtrimeve në total është 474. Por ajo që bie në sy në këtë raport është se vepra e mashtrimit, ku futen përvetësimi i pasurisë në rrethet familjare ose shoqërore me anë të gënjeshtrës, rezulton të jete e lartë dhe numri i të dënuarve është 414 ose 87 % e totalit të kësaj kategorie. Dokumenti nënvizon se veprat penale për mashtrime të posaçme ose mashtrim i sofistikuar, janë relativisht të ulëta.

Numrin më të lartë të dënimeve e kanë mashtrimet për kredi me 17 raste, i ndjekur nga mashtrimet në sigurime me 16 raste apo dhe një forme e re e kësaj vepre penale, ajo e mashtrimit kompjuterik me 13 raste, që është rritur me zhvillimin e teknologjisë.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.