KFOR nis tërheqjen nga veriu i Kosovës: Situata e sigurisë është e përmirësuar

Postuar në 10 Gusht, 2026 18:17

Misioni ushtarak ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, ka nisur tërheqjen graduale nga menaxhimi i sigurisë në veriun e saj. Në një deklaratë për televizionin serb N1, misioni njofton se tërhjeqja do të jeët graduale, e kushtëzuar dhe e koordinuar ngushtë me aktorët me peshë në vend. KFOR cilëson se vendimi vjen në përputhje me klimën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe ka shtuar se për të gjitha aktet e ndërmarra është informuar rregullisht edhe shefi i Mbrojtjes serbe, Milan Mojsilloviç. Mbi këto zhvillime misioni ka saktësuar megjithatë se:

Personeli ynë është i mirëdislokuar për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi me rëndësi, në përputhje me mandatin e KFOR nga OKB

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.