Vuçiç: Jemi në prag të një lufte të madhe

Postuar në 10 Gusht, 2026 19:45

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha një paralajmërim të qartë në lidhje me konfliktin në zhvillim në Ukrainë.

Në episodin e fundit të MD MEETS, podkasti i drejtuar nga Drejtori Ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Döpfner, Vuçiç tha: "Unë besoj se jemi në fillim të një lufte të madhe. Dhe kjo është arsyeja pse shpresoja se dikush tjetër do të kishte bërë diçka deri tani për të sjellë paqe. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë së shpejti, që do të thotë se jemi në prag të një lufte shumë, shumë më të madhe."

Pritja e presidentit ukrainas nga Vuçiç e habiti bashkësinë ndërkombëtare dhe shkaktoi kritika të ashpra në Serbinë tradicionalisht pro-ruse, si dhe në Rusi. Propagandistët rusë e akuzuan atë se kishte tradhtuar partneritetin me Rusinë dhe kishte ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë përmes marrëveshjeve ekonomike.

Ndërsa zyrtarët e qeverisë ukrainase e përshkruan vizitën si një përpjekje për të futur një pykë midis Rusisë dhe Serbisë - një "shuplakë në fytyrë për rusët".

"Nuk jam këtu për t'i pëlqyer rusëve, ukrainasve apo askujt tjetër - përveç serbëve", ishte përgjigjja e Vuçiç në lidhje me këto komente. 

Ai tha se nuk e kishte informuar udhëheqësin rus Putin para vizitës së Zelenskyy-t: "Nuk fola me të sepse nuk ia shpall axhendën time politike askujt, pasi Serbia nuk është kukull e asnjë vendi tjetër në botë".

Prognoza e tij për luftën, pas vizitës së Zelenskyy, ishte pesimiste: “Nuk shoh fund të luftës këtë vit. Nuk shoh fund të luftës para pranverës së ardhshme. Do t'ju them pse: sepse besoj se njëra palë duhet të jetë më e fortë dhe fitimtare - në një mënyrë ose në një tjetër - që lufta të përfundojë. Përndryshe, duke pasur parasysh ngërçin aktual, nuk shoh mundësi për zgjidhje kompromisi.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.