Profesionist dhe racional - Putin mund të mos dojë paqe, por është i gatshëm të flasë

Postuar në 09 Nëntor, 2026 14:20

Putin mund të mos dëshirojë paqen!

Kështu shkruan në një artikull të sotëm “Politico” duke iu referuar kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Støre, I cili takoi liderin rus në Abu Dhabi në kuadër të bisedimeve teipalëshe të paqes për krizën ukrainase.

Do të tregohesha i kujdesshëm

citohet Støre lidhur me përfundimin e bisedimeve. Sipas tij, negociatat e kërkuara nga presidenti amerikan kanëm megjithatë një agjendë me rëndësi: armëpushim në Detin e Zi në mënyrë që gruri të qarkullojë lirshëm, armëpushim në goditjet ndaj infrastrukturës energjetike, një linjë e ngrirë e konfliktit si dhe ato që ai i quan “masa të ndërtimit të besimit”.

Bisedimet do të nisin më 10 nëntor dhe vazhdojnë deri më 11 nëntor, ndërkohë që kryeministri norvegjez dhe ai finlandez kanë një rol kryesor në to për shkak se i dhanë rol Europës duke komunikuar direkt me Kremlinin.

Ta pranojmë, Putin nuk është i izoluar

shton Støre që mbron idenë e mbajtjes së hapur të kanaleve të komunikimit. Gazeta e ka pyetur politikanin norvegjez edhe për përshtypjet e tij për presidentin rus nisur nga takimi direkt me të.

Do ta përshkruaja si profesionist. Racional. Ishte një bisedë gjatë së cilës ramë dakord me parimet – nuk do të ndërprisnim njëri-tjetrin, do të mbajmë deklaratat tona. Argumentet e tij u përcollën në mënyrë perfekte

ka thënë ai.

Megjithatë Støre shton se Putin nuk dëshiron paqe duke patur në mendje veprimet e tij: vetë aktin e nisjes së luftës, mandej vijimin e saj pavarësisht regresit të Rusisë, por sërish, “fakti që ai ngre telefonin të flaës të paktën tregon se atje ka një gatishmëri për të ulur gjakrat”. Duket se pas lëvizjeve nga vendet nordike ka një motiv tjetër: asnjë plan paqeje apo plan për sigurinë e Europës nuk mund të firmohet vetëm nga Putin dhe Trump, pa Europën në tavolinë. Sesi do të arrihet kjo, varet nga qëndrimet e ndryshme mes vendeve, pasi një pjesë e europianëve dëshirojnë luftë dhe qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.