politike
Pastrohet KPP. Ikin Zguro, Streza dhe Tërnova
Ismail Shehu është zgjedhur në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).
Ndërkohë, tre kandidatët për anëtarë të Komisionit: Fiorent Zguro, Ergys Streza dhe Kreshnik Tërnova janë skualifikuar.
Kreshnik Tërnova është vënë nën hetim prej disa javësh nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për çështje që lidhen me shpërdorim detyre, tendera dhe mosdeklarim të saktë pasurie.
Emri i Tërnovës lakohet në dosjen e AKSHI-t si lidhje e drejtpërdrejtë me biznesmenin në arrati, Ermal Beqiri.
IKMT përgënjeshtron kryeministrin: Gardhi dhe punimet në Zvërnec, me lejen e KKTU
IKMT kundërshton versionin e dhënë nga qeveria për ndërhyrjet në Zvërnec. Sipas Inspektoratit, gardhi dhe punimet përgatitore nuk ishin thjesht pjesë e vlerësimit mjedisor, por kishin marrë miratimin e institucioneve për nisjen e investimit nga shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development”.
Protesta e Tiranës, seancë dëgjimore në PE
Në Parlamentin Europian u mbajt një seancë dëgjimore lidhur me protestat e përditshme para Kryeministrisë, me pjesëmarrjen e aktivistëve të shoqërisë civile, atyre të çështjeve të mjedisit dhe deputetes Marjana Koçeku, e cila para dy javësh njoftoi tërheqjen nga grupi parlamentar socialist, duke iu bashkuar protestës si deputete e pavarur. Koçeku theksoi në fjalën e saj se të rinjtë shqiptarë po tregojnë se janë më pranë Europës dhe vlerave të saj sesa establishmenti politik.
Qeveria nuk dha garanci për Zvërnecin, u shkelën standardet e BE-së
Në një konferencë për mediat, pas përfundimit të misionit faktmbledhës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, delegacioni i eurodeputetëve të Grupit të Gjelbërve në Parlamentin Europian paraqiti gjetjet e vizitës dhe shqetësimet e ngritura gjatë takimit me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.
Kryetarja e delegacionit të PE-së, Tineke Strik, tha se pavarësisht justifikimeve për këtë projekt, qeveria shqiptare nuk kishte dhënë garanci për mbrojtjen e mëtejshme të zonës.
Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta!
Raportuesi i të Gjelbërve për Shqipërinë në Bundestag, Boris Mijatović, thotë se në zonën e Vjosë-Nartës nuk duhet të ndërtohet. Në një intervistë për DW, ai thekson se kjo zonë duhet të mbetet ashtu siç është: një rezervat natyor.
Lubonja: Heshtja e ndërkombëtarëve, qëndrim politik i gabuar
Analisti Fatos Lubonja e cilëson një qëndrim politk të gabuar heshtjen e deritanishme të ndërkombëtarëve në lidhje me protestat që po mbahen çdo ditë para Kryeministrisë.
Ndërkombëtarët kanë qenë gjithnjë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, mungesa e reagimit është qëndrim politik. Për mendimin tim është i gabuar. Nuk mund të mbështesin një regjim për arsye gjeopolitike, edhe arsye korruptive për një pjesë se ky ka punuar shumë edhe për të korruptuar.
Leja për ndërtimin në Zvërnec kundër ligjiy/ Alibeaj: I jepet vetëm Pronarit/Investitor kur ka edhe projekt
Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibaj, thotë se leja për ndërtimin në Zvërnec e firmosur nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, është e paligjshme. Sipas Alibeajt, firma e hedhur për lejen e ndërtimit ka anashkaluar disa veprime që lidhen me çështjen e pronësisë dhe projektin konkret.
Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, pas investimit në Zvërnec nuk qëndrojnë investitorë amerikanë, por kompani shqiptare të fshehura në kompani offshore.
Zyrtari i NATO-s viziton Ballkanin Perëndimor
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO për Partneritetet, Kevin Hamilton, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, duke qëndruar në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë gjatë muajit maj.
Ai zhvilloi takime me liderë politikë dhe zyrtarë të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, ku u diskutua për bashkëpunimin me NATO-n, stabilitetin rajonal dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.
IBAR, ende pa dritë jeshile. Vendet anëtare skeptike
Raporti për Piketat e Ndërmjetme IBAR, një mekanizëm kyç në procesin e avancimit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, vijon të mbetet i pamiratuar.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar të martën në Bruksel nga Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Kandidate (COELA), u diskutua draft-pozicioni i përbashkët për Shqipërinë, por nuk u arrit një dakordësi mes shteteve anëtare.
Raporti është ende i bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit politik brenda vendeve anëtare.
Rama tentoi Nobelin me ndërmjetësimin Greqi-Turqi për detin. Hyri në një lojë ku e përdorën
Çështja e detit me Greqinë mund të ishte zgjidhur pak vite më parë. Por sipas ish-zv.komandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari, në atë kohë, kryeministri Rama synonte një çmim ndërkombëtar me rolin e tij në marrëveshjen mes Greqisë dhe Turqisë. Në momentin që kjo marrëveshje nuk u arrit, edhe procesi i negociatave Greqi-Shqipëri ngeci dhe për rrjedhojë çështja e detit mbeti e pazgjidhur.
