Pastrohet KPP. Ikin Zguro, Streza dhe Tërnova

Postuar në 23 Korrik, 2026 17:29

Ismail Shehu është zgjedhur në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). 

Ndërkohë, tre kandidatët për anëtarë të Komisionit: Fiorent Zguro, Ergys Streza dhe Kreshnik Tërnova janë skualifikuar. 

Kreshnik Tërnova është vënë nën hetim prej disa javësh nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për çështje që lidhen me shpërdorim detyre, tendera dhe mosdeklarim të saktë pasurie. 

Emri i Tërnovës lakohet në dosjen e AKSHI-t si lidhje e drejtpërdrejtë me biznesmenin në arrati, Ermal Beqiri.

Ergys Streza ka mbajtur detyrën e inspektorit në KPP, ndërsa Zguro ka mbajtur detyrën e nënkryetarit. Emrat e Strezës dhe Zguros rezultojnë në dosjen e SPAK për AKSHI-n. 

Në këtë të fundit, ata shfaqen si bashkëpunëtorë për të mos pranuar kërkesën e biznesmenit Gerond Meçe, i cili pasi u lirua nga grupi kriminal që e detyroi të tërhiqte ankimimet. 

Pak ditë më parë, Komisioni i Ligjeve dërgoi në Parlament 20 emra për tre vende vakante si anëtar në KPP dhe tre emra për postin e kryetarit të KPP. 

Kandidatura e Shehut u miratua nga Kuvendi në seancën e fundit me 78 vota pro. Më parë, ai ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.