politike
Draft i ri për dialogun Prishtinë-Beograd
Një draft i ri mbi të cilin do të zhvillohet procesi i ndërmjetësimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit po hartohet nga ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Pahor, i cili pritet të pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, njoftoi në profilin e tij në “X”, se draftin do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca).
Alimehmeti: Bashkia klinikisht e vdekur, nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Këshilltarët e opozitës kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, kërkesë e cila u rrëzua. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Ilir Alimehmeti, nuk u lejua të hynte në Bashki për të dorëzuar kërkesën. Në studion e MCN Live, ai tha se detyra e Këshillit Bashkiak është të mbikëqyrë funksionin e Bashkisë.
Apeli i Bakoyannis: Mos pengoni anëtarësimin e Kosovës në KiE
Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, kërkoi anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke theksuar se është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.
Bakoyanis, e cila ka hartuar raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, tha se janë tri çështjet më problematike për t’u zgjidhur: ajo që lidhet me Manastirin e Deçanit, shpronësimi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Meta: SPAK mund të hetojë vetëm laraskat
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK dhe kreut të tij, Altin Dumani.
Meta tha se sot se Dumani po vret demokracinë në Shqipëri dhe nuk mund të hetojë Partinë e Lirisë.
PD, letër BE-së për mandatin e Xhaçkës: Po i jepet mbrojtje politike
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe Trupit Diplomatik në Tiranë lidhur me refuzimin e mazhorancës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
Mediat greke: Beleri, kandidat për eurodeputet
Fredi Beleri mund të jetë në listat e kandidatëve të Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane. Mediat greke raportojnë se zyrtarizimi i kandidaturës së tij nga partia e kryeministrit grek, Mitsotakis, do të bëhet shumë shpejt.
Maxhoranca mbron mandatin e Olta Xhaçkës
Maxhoranca votoi sot kundër përcjelljes në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës.
Me 72 vota kundër dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi vendosi që mandati i ish-ministres Olta Xhaçka të mos kalojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Veliaj: Unë nuk kam lidhje, të tjerët le t’ia dalin vetë
Kryebashkiaku Erion Veliaj u distancua nga drejtorët e institucionit që ai drejton, nën akuzën e SPAK për korrupsion. Veliaj foli për herë të parë në mënyrëtë drejtpërdrejtë për arrestimin e tre drejtorëve të Bashkisë Tiranë, duke u justifikuar se nuk është në tagrin e një drejtuesi që merret me “një mijë e një problemet e përditshme të punës”, të përgjojë zyrtarët në varësi të tij.
Lufta e Kosovës/ Prokuroria serbe kërkon burg për 9 ushtarë serbë
Prokuroria serbe për krimet e luftës i kërkoi Gjykatës së Lartë të Beogradit të dënojë me burg nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Jugosllave. Ata akuzohen për krime lufte kundër civilëve në katër fshatra të Kosovës, rreth qytetit të Pejës në pranverën e vitit 1999.
Sipas akuzës, nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Jugosllave duhen dënuar me burg për pjesëmarrje në zhvendosjen e dhunshme dhe vrasjet e civilëve shqiptarë gjatë një sulmi në katër fshatra afër Pejës në prill dhe maj 1999.
Blerina Bala merr detyrën e kryetares së Bashkisë së Himarës
Blerina Bala do të ushtrojë detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë së Himarës. Emri i nënkryetares u votua nga këshilltarët e majtë e të djathtë, në një mbledhje të tensionuar.
Bala do të drejtojë Bashkinë e Himarës, e cila mbeti pa kryetar pas arrestimit të Jorgo Goros, ende ushtrues i detyrës për shkak të arrestimit të Fredi Belerit, fitues i zgjedhjeve të 14 majit 2023.
