politike

Koncesioni i sterilizimit, masë sigurie për ish-ministrin Beqaj

Postuar në 18 Nëntor, 2023 15:23

SPAK ka caktuar sot masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Vendimi lidhet me dosjen e sterilizimit, e cila është aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Krahas detyrimit për paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore, Beqajt i ndalohet edhe largimi jashtë vendit. 

Tre muaj më parë, SPAK zgjeroi hetimet për dosjen e sterilizimit, duke përfshirë edhe ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, për koncesionin e sterilizimit.

KE u heq vizat edhe serbëve të Kosovës

Postuar në 17 Nëntor, 2023 14:31

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Kjo do t’u njohë të drejtën për të udhëtuar pa viza shtetasve serbë që jetojnë në Kosovë dhe nuk duan të mbajnë pasaporta të lëshuara nga autoritetet e saj.

Shkarkohet kreu i IKMT-së

Postuar në 17 Nëntor, 2023 12:56

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj, është shkarkuar nga detyra. Ismailaj largohet nga drejtimi i IKMT-së tetë muaj pasi pasoi në këtë detyrë Dallëndyshe Bicin. Vendimi për shkarkimin e tij motivohet me performancën e ulët dhe ankesat e shumta nga qytetarët dhe bizneset për veprime arbitrare.

Franca sqaron serbët: Pllakën e zhvendosëm ne

Postuar në 14 Nëntor, 2023 11:57

Ambasada franceze në Prishtinë ka zhvendosur një pllakë përkujtimore të ushtarëve serbë të rënë në Luftën e Parë Botërore dhe Luftërat Ballkanike në një varrezë tjetër, pas polemikave në mediat.

Memoriali, i cili mban mbishkrimin “Këtu janë eshtrat e ushtarëve serbë të rënë në luftërat e viteve 1912-1918”, u zhvendos disa metra nga vendndodhja e tij origjinale, brenda varrezave ortodokse.

Athina “ngrin” negociatat e Shqipërisë

Postuar në 13 Nëntor, 2023 18:07

Shqipëria nuk do të mund të vijojë me bisedimet e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u përballur për herë të parë me një ngrirje të procesit të integrimit. Kjo për shkak se Athina zyrtare nuk ka dhënë pëlqimin për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Unionit për grupin e parë të pesë kapitujve të anëtarësimit.  

Serbia: Asociacioni nuk mund të bëhet kurrë OJQ

Postuar në 10 Nëntor, 2023 15:03

Një ditë pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, i kërkoi Kosovës të çojë përpara themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga Beogradi këmbëngulin se asociacioni nuk do të jetë kurrë “organizatë joqeveritare”.

Pikëpyetjet e marrëveshjes Rama-Meloni

Postuar në 08 Nëntor, 2023 18:31

Marrëveshja e bërë publike në fillim të kësaj jave mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare ishte e papritur edhe për vetë Bashkimin Europian. Ajo u bë e para marrëveshje në Europë, falë së cilës azilkërkuesit që mbërrijnë në një vend, zhvendosen menjëherë në një tjetër.

Meloni dhe Rama mund të kenë punuar për muaj me radhë me të, por marrëveshja ka disa aspekte problematike sa i takon logjistikës, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve europiane e italiane për emigracionin.

Marrëveshja e përmbledhur

Izraeli ka vetëm 2-3 javë kohë

Postuar në 07 Nëntor, 2023 13:30

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak, thotë se Izraelit i kanë mbetur vetëm disa javë për të eliminuar Hamasin, pasi opinioni publik - më së shumti në SHBA – po kthehet me shpejtësi kundër sulmeve të tij në Gaza.

Zbardhet marrëveshja, 36 000 emigrantë në vit në Shqipëri

Postuar në 06 Nëntor, 2023 20:00

Shqipëria do të presë rreth 36 mijë emigrantë të në vit, pas marrëveshjes së nënshkruar sot me qeverinë italiane. Detaje të marrëveshjes që mediat italiane thonë se është diskutuar për herë të parë në gusht në Vlorë, por që në Shqipëri nuk është përmendur asnjëherë publikisht deri sot, u dhanë fillimisht nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Refuzimi i Kurtit sjell Lajçakun sërish në Prishtinë

Postuar në 06 Nëntor, 2023 18:26

Prishtina ka refuzuar ftesën për raundin e ri të dialogut teknik me Serbinë. Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë-Metohi, Petar Petkoviç, ka thënë për Tanjug se ndërsa Beogradi e ka pranuar ftesën, Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e parashikuar për në 7 nëntor.

Pages

Subscribe to RSS - politike