politike
Ellis: Hetim ndërkombëtar për Banjskën
Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, thorë se rasti i sulmit në Banjskë kërkon hetim nga një ekip ndërkombëtar.
Një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ky ekip do të mund të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose të ngrihet një ekip i përbashkët i disa shteteve.
Lajçak: Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës është mundësi reale
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëron heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. (Heqja e sanksioneve) Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes.
Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është e vetmja rrugë që do t’i çojë të dyja drejt BE-së.
Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e grupeve kriminale me Beogradin
Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, thotë se ata që kanë interes t’ia ndalojnë aksesin Policisë së Kosovës në veri të vendit janë ata që qëndrojnë pas krimit të organizuar. Në një intervistë për Swissinfo.ch, Schmitt thotë se çdo veprim i policisë kosovare tentohet të paraqitet si dhunë etnike.
Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet
Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.
Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.
Përgjigje Ramës: Nuk nevojitet kontrolli i KFOR-it në veri
Ministra të qeverisë së Albin Kurtit iu përgjigjën deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha sot se situatën në veri të Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook tha se kjo është e panevojshme, por shtoi se patrullime të përbashkëta mund të kryhen në vijën kufitare, pasi “prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”.
Deklaratën e Ramës për KFOR-in, ministrja Haxhiu e quajti kërkesë “të stërvjetëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.
Raportime në media/Dy kryeministra nga Ballkani Perëndimor kërkuan "Republikën e KFOR" nga SHBA
Situata në veri të Kosovës ka qenë shqetësimi i ngritur nga dy kryeministra të Ballkanit Perëndimor në një takim me dyer të mbyllura me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, javën e kaluar në Nju-Jork. Takimi i mbajtur tri ditë para sulmit në Banjskë, është zhvilluar në OKB dhe në të është hedhur ideja që misioni i NATO-s të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.
Sulmi në Banjskë, Hovenier: Arsenali i konfiskuar, i paaksesueshëm për qytetarët e thjeshtë
«Një sulm i koordinuar dhe i sofistikuar» i kryer nga njerëz të armatosur që dukej se ishin stërvitur ushtarakisht.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, thotë se sulmi në Banjskë në orët e para të mëngjesit të së dielës kishte për qëllim destabilizimin e rajonit.
Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon.
Spastrimi etnik administrativ në Luginën e Preshevës diskutohet në OKB
Popullsia e shqiptarëve është reduktuar me mbi 70% në disa zona të Luginës së Preshevës. Por kjo shifër është vetëm në letër. Çaktivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës është pjesë e strategjisë së Serbisë, të cilën Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar “spastrim etnik administrativ”.
Pretendim për presione nga Bullgaria në censin 2023 në Shqipëri
Shoqata maqedonase “Most” në zonën e Gollobordës, Bashkia Bulqizë, akuzon Bullgarinë se po përpiqet të ndikojë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Sipas shoqatës, Bullgaria synon asimilimin e minoritetit maqedonas në zonën e Gollobordës, duke u bërë atyre presion të deklarohen si bullgarë.
"Perëndimi po e merr me të mirë Serbinë për ta shkëputur nga ndikimi rus"
Ish-politikani serb, Nenad Çanak, thotë se Perëndimi ia ka frikën ndikimit rus në Serbi, ndaj ka shtuar presionin mbi palën kosovare në përpjekje për të futur në shina dialogun mes dy vendeve.
