politike
Berisha kërkon dorëheqjen e Artur Metanit: Është i zhytur në vjedhjen e shekullit
Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, akuzon Inspektorin e Lartë të Drejtësisë se është direkt i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se po ushtrohet presion i madh mbi atë që konsiderohet si hetimi i shekullit.
Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të inspektorit të lartë të drejtësisë, Artur Metani, i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit më kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri
Ministrat e BDI-së dorëhiqen me kusht
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njoftoi dorëheqjen e ministrave të partisë së tij nga qeveria. Hyrja në fuqi e këtij vendimi kushtëzohet me votimin e ndryshimeve të kushtetutës nga partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.
Lista Serbe: Tërheqja e njësive të posaçme në veri u hap rrugën zgjedhjeve të reja
Lista Serbe e sheh çtensionimin e situatës si hapin e parë të domosdoshëm për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushtet për fushatë normale.
Bledi Çuçi në krye të Grupit Parlamentar, Klosi sekretar i Përgjithshëm i PS-së
Asambleja e Partisë Socialiste ka prodhuar disa ndryshime në strukturën drejtuese, duke emëruar në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të saj, Blendi Klosin dhe duke larguar Damian Gjiknurin. Ndërkohë, detyrën e kreut të grupit parlamentar të socialistëve, Rama ia ka besuar Bledi Çuçit, të cilin e shkarkoi pak ditë më parë nga detyra e ministrit të Brendshëm.
Çuçi do të kryejë detyrën që mbante deri para pak ditësh Taulant Balla, i cili drejton sot Ministrinë e Brendshme.
Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Vendimi vjen pasi Policia e Shtetit konfirmoi se ish-zv.kryeministri Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Të dhënat e sistemit TIMS kanë konfirmuar se Ahmetaj ka dalë jashtë territorit shqiptar. Vetë Ahmetaj disa ditë më parë e konfirmoi largimin përmes një statusi në rrjetet sociale, mëngjesin e ditës kur Parlamenti i hoqi imunitetin me 117 vota pro.
Kurti: Ka 48 baza serbe rreth kufirit me Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se në kufirin me Serbinë, kjo e fundit ka baza sulmuese. Nevoja për t'u mbrojtur në rast sulmi, e ka bërë qeverinë e tij të dyfishojē buxhetin për ushtrinë dhe të rrisë numrin e trupave.
SHBA fut Kosovën në listën e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake
Kosova hyn në listën e Shteteve të Europës Lindore që kualifikohen për stërvitje ushtarake të udhëhequr nga SHBA. Akti fiskal i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2024, i cili diskutohet në Senat këtë javë, i jep Kosovën mundësinë të angazhohet në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja për të rritur ndërveprimin me forcat e NATO-s.
Vulin shpallet non grata në SHBA
Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Vulin akuzohet për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike.
Zyra e Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se Vulin e ka përdorur autoritetin e tij publik për të ndihmuar tregtarin serb të armëve të sanksionuar nga SHBA, Slobodan Tesiç, të lëvizte dërgesat e paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë. Njëkohësisht, Vulin akuzohet edhe për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës.
Mark Rutte largohet nga politika
Trembëdhjetë vjet pasi mori detyrën, kryeministri më jetëgjatë në Holandë, do të lërë karrigen e kreut të qeverisë, për atë të mësimdhënësit. Mark Rutte njoftoi tërheqjen nga politika, pasi qeveria e tij rat ë premten.
Në krye të Partisë së Popullit për Liri dhe Demokraci (VVD) prej 17 vjetësh, Rutte do të jetë tashmë një mësues i studimeve sociale, në një shkollë lokale në Hagë.
"Nuk është krejt pa emocion ky vendim", u tha ai gazetarëve pasi njoftoi dorëheqjen. "Por është mirë kur e kalon stafetën."
“Të ndërhyjnë Macron dhe Scholz!”
Kryeministri Rama sheh uljen me detyrim të palëvë në tryezë si të vetmen zgjidhje për situatën në veri të Kosovës. Rama kërkoi ndihmën e Francës dhe Gjermanisë, përkatësisht presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilët sipas tij duhet të ndërhyjnë që çështja të zgjidhet përmes dialogut.
