politike
Presidenti i kujton maxhorancës se është ende Ilir Meta
Ndonëse Gjykata Kushtetuese ka ende në proces shqyrtimi vendimin për shkarkimin e tij, presidenti Meta është i bindur se mandatin do ta çojë deri në fund. Në një konferencë për mediat sot në mesditë, kreu i shtetit ripërsëriti 24 korrikun si finishin e mandatit të tij, ndërsa gjeti rastin edhe për të ironizuar Lulzim Bashën.
Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit. Nuk do të blindohet asgjë. Më 24 korrik ju kam premtuar që do të bëj një festë e më pas aty është populli i dy marsit, është shtuar shumë kohët e fundit
Shkarkimi i Metës, Kushtetueses i duhen 30 ditë kohë
Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin përfundimtar për shkarkimin e presidentit pas 30 ditësh. “Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e tij”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve.
Në seancën e sotme, zoti Meta u përfaqësua nga këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj.
Serbët e Malit të Zi: Djali me kaçurrela po na pengon të hyjmë në koalicion
Pas rënies së qeverisë Krivokapiç në Mal të Zi, Dritan Abazoviç shihet si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër. Por për partitë serbe, ai që deri tani ishte aleat, tani shihet si rivali kryesor. Milan Knezevic i Frontit Demokratik në Malin e Zi, në një prononcim për Tv Prva, tha se Abazoviç po pengon hyrjen e serbëve në koalicionin e ri.
Daçiç: Mund të bëhem president. Edhe horoskopi më del mirë
Nëse Aleksander Vuçiç nuk kandidon për një mandat të dytë, ish-ministri i Jashtëm serb është i gatshëm ta ndërmarrë këtë sfidë. Ivica Daçiç është i bindur se mund të bëhet president në një rast të tillë, pasi horoskopi e favorizon.
Ambasadori rus sqaron letrën për Tiranën (VIDEO)
Letrës që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka dërguar qeverisë shqiptare, ku i kërkon të mbajë një qëndrim sa i takon pandashmërisë së sigurisë në Europë dhe që u interpretua në Tiranë si kërcënim, për ambasadorin rus, Mihail Afanasiev, nuk i duhet dhënë ky interpretim.
Berisha hyn në zgjedhje nën ombrellën e LSI-së
KQZ ka regjistruar koalicionin Shtëpia e Lirisë si formacion garues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Koalicioni përbëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, LSI-ja dhe PDK e Nard Ndokës. Por KQZ ka vendosur të njohë vetëm këto dy të fundit. Kreu I KQZ-së, Ilirian Celibashi, tha se simbolet e PD nuk mund të pranohen në këtë koalicion sepse cenohet interesi i një force tjetër politike.
Primaret/ PD e Berishës zyrtarizon kandidatët për vendoret e pjesshme
Komisioni i Rithemelimit është i pari grupim politik që ka gati listën e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Primaret e organizuara nga e ashtuquajtura PD e Berishës prodhuan 6 kandidatë, me të cilët ajo hyn në këto zgjedhje, sipas të gjitha gjasave nëpërmjet një koalicioni me parti të tjera opozitare. Ndërkohë, pothuajse e plotë është lista e socialistëve.
Transparencë europiane me disa përjashtime
Mesazhet që kanë shkëmbyer Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe CEO i Pfizer, Albert Bourla, kanë hapur një debat të madh, megjithatë gazetarëve dhe ligjvënësve u është mohuar aksesi në to.
PD zbulon paktin Berisha-Veliaj përmes një trafikanti
Partia Demokratike akuzon ish-kryetarin e saj për një pazar me kryebashkiakun Erion Veliaj, në favor të një të dënuari për trafik droge. Gazeta e partisë që prej themelimit të saj boton sot një reagim të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili deklaron se Erion Veliaj, Edi Rama dhe Sali Berisha heshtin përballë fakteve të dorëzuara në SPAK lidhur me shembjet te "5 Maji", që lanë pa shtëpi qindra banorë.
Berisha: Rama dhe Basha, krerët e “Meduzës” së pastrimit të parave
Sali Berisha u kthye në Parlament sot pas katër muajsh mungesë, për të mos kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës, njësoj si ato ndaj kundërshtarit të majtë.
Gjatë fjalë së tij, Berisha tha se është e nevojshme që lufta për pastrimin e parave ta nisë punën me hetimin e kreut të qeverisë dhe shefit të opozitës.
