politike
Dashuri e verbër për të varfrit në Parlament
Parlamenti po diskuton sot projektbuxhetin e vitit 2022. Sipas këtij të fundit, i cili ka marrë dritën jeshile të komisioneve parlamentare, të ardhurat parashikohen në nivelin 536.8 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.
Kryeministri Rama tha se ky është buxheti që plotëson nevojat e çdo shtrese sociale. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilësoi buxhetin e ri një tjetër mjet për ta vënë shtetin në shërbim të klientëve të qeverisë.
"Nëse nuk e doni Kinën në Ballkan, na mbështetni me investime"
Nëse nuk e doni ndikimin kinez dhe rus në Ballkan, na mbështesni me investime. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi e sheh të lidhur ngushtë ekonominë e rajonit me politikën. Në një intervistë për Newsweek, Dorde Raduloviç paralajmëron se mënyra e vetme që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të konkurrojnë me ndikimin në rritje të Kinës në Ballkan është përmes investimeve të konsiderueshme dhe të qëndrueshme.
Grenell: Albin Kurti i refuzoi paratë e Amerikës
Ish-i dërguari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, thotë se Kosova nuk pranoi para nga amerikanët.
Grenell e ka fjalën për fondet e ofruara nga SHBA qeverisë së Albin Kurtit për përmirësimin e projektit të gazit. Ish-ambasadori e kritikon Kurtin për këtë vendim dhe shton se Ambasada Amerikane në Prishtinë duhet të jetë më e qartë në këtë pikë.
Berisha flet si kryetar: Ftoj Ramën në debat
Sali Berisha foli sot si kryetar i PD-së, kur gjatë foltores së Pogradecit ftoi kryeministrin në një debat televiziv. Mbështetja që ka gjetur në bazë duket se e ka motivuar ish-kreun e PD-së se do ta rimarrë krejt lehtë drejtimin e saj dhe kjo da bëjë edhe njëherë zyrtarisht rivalin e tij të drejtpërdrejtë politik.
Milorad Dodik hyn në rrethin e aleatëve të Orbanit
Kryeministri hungarez ka vizituar së fundmi Bosnje-Hercegovinën, ku u takua vetëm me serbin Milorad Dodik, njëri prej tre anëtarëve të presidencës së vendit. Orban tha se Hungaria ka interes të madh në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe serbët që jetojnë në Republikën Srpska të BiH-së luajnë një rol kyç në këtë proces. Në deklaratë thuhet se mes të dyve është biseduar për “mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Hungarisë dhe RS”.
Basha “vret” përfundimisht Berishën: Koha e tij ka mbaruar
Ashpërsohet “lufta” në PD. Foltorja e radhës e ish-kryetarit Berisha me të rinjtë e PD-së në Tiranë shënoi thellimin e përplasjes me ish-liderit historik të PD-së dhe kryetarit aktual. Në takimin e mbajtur me të rinjtë e FRPD-së në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve, Berisha u tregua më i ashpër se asnjëherë tjetër me pasuesin e tij në krye të selisë blu.
Kushtetuesja lë në fuqi zgjedhjet vendore të 2019-s
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Pasi mori në shqyrtim edhe opinionin e Komisionit të Venecias, Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të përfaqësuar nga Voltana Ademi, për kushtetutshmërinë e regjistrimit të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhje.
Në korrik 2019, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë iu drejtua Kushtetueses me kërkesën për konstatimin si antikushtetuese të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të atij viti.
#MeToo kineze, një përzieje e sportit, seksit dhe politikës
Denoncimi i një rasti abuzimi seksual në Kinë nga një ish-zyrtar i lartë i qeverisë nxiti diskutime, të cilat autoritetet u kujdesën t’i shuajnë në kohë rekord, çka reflekton ndjeshmërinë e lartë ndaj akuzave të kësaj natye. Denoncimi u bë një nga teniste ndaj një ish-zyrtari të lartë qeveritar. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale që u zhduk shpejt, Peng Shuai shkroi se Zhang Gaoli, ish-zëvendëskryeministër dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, e kishte detyruar atë të bënte seks pavarësisht refuzimeve të përsëritura pas një raundi tenisi tre vjet më parë.
Mali i Zi në Open Balkan? (VIDEO)
Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është pro nismës për Ballkanin e Hapur. Në një intervistë për MCN TV, Abazoviç shprehet se kjo nismë përputhet plotësisht me parimin e Bashkimit Europian. Ai thekson se një frymë paneuropiane, e cila nxitet nga nisma të tilla, është e domosdoshme për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Samiti që nuk mbylli asgjë
“Kompasi strategjik” duket se është e vetmja arritje e Samitit të Sllovenisë, nëse mund të quhet e tillë, përsa kohë është thjesht një ide. Gjatë darkës në Brdo të Sllovenisë, më 5 tetor, krerët e shteteve dhe qeverive kanë ngarkuar shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të hartojë një "Kompas Strategjik" të shkruar, që do të paraqitet në nëntor dhe do të debatohet përsëri nga udhëheqësit në dhjetor me synimin për ta miratuar atë marsin e ardhshëm.
