politike
Palmer: Non paper pa asnjë vlerë, nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan
SHBA është e qartë në lidhje me zërat që që qarkullojnë prej kohësh në Ballkan për ndryshim kufijsh. I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thotë në një intervistë për Blic-in serb se kufijtë mes vendeve të Ballkanit janë përcaktuar prej kohësh, ndërsa në dialogun Kosovë-Serbi ka fusha të tjera ku për momentin mund të arrihet progres.
Komisioni hetimor mbyll punën: Meta shkeli Kushtetutën
Raporti i komisionit hetimor për kreun e shtetit i kalon për votim Parlamentit. Puna trejavore e komisionit është finalizuar me një raport prej 50 faqesh, në të cilin konkludon se presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.
Ministria e Jashtme Çeke: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar
Disa ditë më parë, presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, gjatë një vizite në Beograd u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës.
"Serbia na ka mbështetur dhe ne e bombarduam. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimin e RFJ-së. Ishte një gabim. Si burrë, do t'i kërkoja popullit serb të na falte. Më ka shqetësuar për një kohë të gjatë kjo gjë”, citohet Zeman nga B92.
Hoxha: Basha të shpjegojë pse nuk shkel në SHBA prej 5 vitesh
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha, thotë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duhet të shpjegojë arsyet pse nuk shkel në SHBA prej 5 vitesh.
Në studion e lajmeve të MCN TV, Hoxha tha se bashkë me këtë shpjegim, Basha duhet të tregohet i qartë edhe në qëndrimin ndaj Berishës, pas shpalljes së këtij të fundit non grata nga SHBA-të.
Berisha është lider historik dhe me të mirat apo të këqijat e tij, do të gjykojë hisotria. Ndërsa zoti Basha duhet të japë një shpjegim pse ka 5 vite që nuk shkel në SHBA.
Braho: Metën ta sjellim me forcë në komision
Refuzimi i presidentit për t’u paraqitur në komisionin hetimor është pasuar nga një kërkesë e deputetit Spartak Braho për shoqërimin e tij me forcë. Braho solli në vëmendje raste të ngjashme përgjatë viteve të kaluara, kur protagonist ka qenë vetë Meta dhe Berisha.
Meta refuzon Kuvendin: Komisioni hetimor nuk ka legjitimet
Presidenti Meta e refuzoi kërkesën e komisionit hetimor për t’u paraqitur në seancën dëgjimore.
Kreu i shtetit thotë se ftesa për t’u paraqitur në seancë nuk “referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”.
Meta vijon të ngulë këmbë se nisma për shkarkimin e tij është hakmarrje politike, ndërsa shton se presidenti do të mbetet i vetmi që nuk do të frikësohet dhe i vetmi që ia ka dalë njeri ta detyrojë të shkelë Kushtetutën.
Negociatat/Austria del kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut
Propozimi i Komisionerit të Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi, për t’i dhënë prioritet Shqipërië në raport me Maqedoninë e Veriut lidhur me negociatat e pranimit në BEështë pritur me kritika në Austri. Ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, e ka quajtur absurd një lëvizje të tillë.
"Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin, ka zbatuar reforma të jashtëzakonshme dhe mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me sinjalet që po dërgojmë", citohet ai nga Euractive.
Dorëhiqet Sahit Dollapi
Humbja e zgjedhjeve të radhës ka sjellë dorëheqjen e parë në selinë blu. Sahit Dollapi, sekretari organizativ i kampit blu ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas debateve të brendshme që janë hapur pas 25 prillit.
Dollapi është pjesë e strukturave të PD-së prej vitesh. Ai u vu në qendër të aksionit opozitar në pranverën e vitit 2019, kohë kur Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar dolën nga Parlamenti për t’ju drejtuar qytetarëve me protesta masive.
Më parë, gjatë qeverisjes së PD-së, ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të CEZ.
Nisma e dytë për shkarkimin e Metës, Balla: T'ia heqim këtë turp Shqipërisë
Maxhoranca ka paraqitur sot në Kuvend nismën për shkarkimin e presidentit Meta. Pas komisionit hetimor të disa muajve më parë, i cili konkludoi se kreu i shtetit nuk e kishte shkelur Kushtetutën në atë masë sa të shkarkohej nga detyra, 50 deputetë firmosën për ngritjen e një tjetër komisioni hetimor që do të bëjë të njëjtën punë.
Në seancën e sotme, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, renditi pesë arsye, të cilat sipas tij qëndrojnë në themel të kësaj nisme.
Pendarovski: Ngërçi i zgjerimit ushqen nacionalizmin në Ballkan
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se ngërçi i procesit të zgjerimit gjeneron në Ballkanin Perëndimor idetë e ndryshimit të kufijve. Në një intervistë për Euronews, Pendarovski shprehet se dokumenti jozyrtar që besohet se ka dalë nga zyra e kryeministrit Slloven, Janez Janša, për ndryshim të kufijve të vendeve që u formuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë, është një ide e rrezikshme, që rrezikon të përgjakë Ballkanin sërish.
