politike
Qeveria shpërblen pensionistët me 5 mijë lekë për festat e fundvitit
Ndryshe nga sa parashikohej, qeveria do të tregohet më bujare me pensionistët në këtë fundvit. Qeveria ka vendosur për pensionistët një shpërblim prej 5 mijë lekësh për Vitin e Ri.
Teknologjia në zgjedhje, Celibashi pranon koston e lartë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pranon se kostoja e aplikimit të teknologjisë në zgjedhje është e lartë. Në studion e lajmeve në TvT, Celibashi tha se për shkak të aplikimit për herë të parë të kësaj risie, përllogaritja është bërë në bazë të informacionit të mbledhur nga kompani të huaja me përvojë në këtë fushë.
Meta: Referendume si zviceranët
Presidenti Meta mbështet idenë e referendumeve, sa herë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës. Në tryezën me temë "Nisma Kombëtare për Referendumin", Meta tha se 22 vjet pas referendumit të fundit që është mbajtur në Shqipëri, nuk mund t’u besohet më politikanëve kur është fjala për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit.
Topalli zyrtarizon partinë e re: Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë
Jozefina Topalli i kthehet politikës aktive. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetare e PD-së për disa vite me radhë ka zyrtarizuar sot pasdite partinë e saj të re. “Lëvizja për Ndryshim” është alternativa politike me të cilën Topalli synon të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë fjalës së saj prezantuese, Topalli tha se tre kryetarë partish nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë, ndërsa e shfaqi hapur pakënaqësinë me opozitën që ka bërë Lulzim Basha.
Rama: Nuk kemi kohë për opinionet e Komisionit të Venecias
Maxhoranca nuk ka ndërmend të presë përgjigjen e Komisionit të Venecias lidhur me Kodin e Ri Zgjedhor. Një ditë pasi presidenti iu drejtua me disa pyetje Venecias lidhur me kushtetueshmërinë e ndryshimeve të reja ligjore të miratuara nga Parlamenti pak javë më parë, kryeministri Rama thotë se nuk ka kohë për të pritur përgjigjen, pasi do të nisë zbatimi i ligjit. Rama nuk i kurseu akuzat në adresë të kreut të shtetit.
Meta kthen ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Bien ndesh me Kushtetutën
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kreu i shtetit i cilëson ato të njëanshme dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe parimet demokratike.
Sipas Metës, ndryshimet e rregullave zgjedhore “cenojnë parimet demokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Në argumentin që shoqëron dekretin thuhet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk realizojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor përmes listave tërësisht të hapura siç u premtua.
PD: Një ligj si Italia për të kthyer paratë e grabitura nga oligarkët
Partia Demokratike synon që me një ligj të ri të kthejë te qytetarët paratë publike të përfituara në mënyrë abuzive. Ligji i ri antimafia, që kreu i demokratëve tha sot se do ta miratojë me të marrë pushtetin, parashikon ndër të tjera edhe rishikimin e kontratave koncesionare.
Rama riciklon Bushatin, e propozon në detyrën e Komisionerit të Medias
Kryeministri Rama, i cili drejton presidencën e OSBE-së, ka propozuar ish-kreun e diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, në detyrën e Komisionerit për Lirinë e Medias.
Rama e ka vlerësuar Bushatin si kandidati më i mirë për të zëvendësuar Harlem Dezir, duke shtuar se Shqipëria është krenare me këtë nominim.
Lleshaj: Le t’i shohim ftohtë ngjarjet e fundit kriminale, nuk u shemb Shqipëria
Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit kanë rikthyer shqetësimet lidhur me sigurinë në vend. Megjithatë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se nuk duhet krijuar panik dhe situata duhet parë ftohtë. Gjatë një takimi në Gjirokastër, Lleshaj tha se nuk shembet Shqipëria as për një ngjarje e as për dy të tilla.
Dilemat e “miqve ndërkombëtarë”: Si ta ndihmojmë Kosovën e jo politikanët?
