politike
Video/Berisha: Votoni vettingun në politikë, ose me armë rrugë!
Pjesë nga fjala e ish-Kryeministrit Sali Berisha sot në parlament, ku është folur për propozimin e vettingun në politikë:
Orban, nga rruga në politikë (Video)
Ka ardhur nga rruga dhe doli sërish në rrugë për t’i treguar një miku amerikan se rrugën drejt pushtetit nuk e ka patur të lehtë. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe aktori i njohur amerikan Chuck Norris kaluan një paradite së bashku në Budapest.
Meta No Coment
I pyetur për propozimin e Lulzim Bashës që kushtetuta të amendohet për të kaluar në proces vetting-u edhe politikën, presidenti Ilir Meta ka anashkaluar një përgjigje të drejtëpërdrejtë, duke folur teorikisht për sfida dhe lexime të kundërta në politikën që sot përfaqësohet nga Partia Socialiste dhe PD e LSI nga ana tjetër.
Akti i parë i bashkëqeverisjes
Veting në politikë, pas atij në rradhët e gjyqësorit dhe policisë ka propozuar Lulzim Basha nga Elbasani në mbledhjen e dytë që opozita mbajti në Elbasan, pas asaj në Shkodër.
“Vendimi ynë është ti japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin”-ka deklaruar Lulzim Basha
Djali i Gaddafi-t kthehet në politikë
Shumë libianë e konsiderojnë si shpresën e vetme për sjelljen e paqes në vendin e tyre. Ka patur raporte të shpeshta, se Saif al-Islam, djali i udhëheqësit libian, Muamar Gaddafi, kishte lënë Libinë, por kjo nuk është e vërtetë. Ai mban kontakte me udhëheqësit e vendit, përfaqësuesit e fiseve të ndryshme, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje politike për krizën e vazhdueshme dhe për të pajtuar palët kundërshtare shkruan Sputnik duke cituar avokatin e familjes Gaddafi
Policia e (pu)shtetit padit opozitën
Policia vijon të përdoret si vegël e pushtetit duke dalë me njoftime qesharake për korrektësinë e treguar prej saj në mbarëvajtjen e tubimeve të opozitës dhe devotshmërinë për të proceduar penalisht organizatorët e një proteste politike. Në një njoftim të saj policia jep dhe argumentat që sipas saj e detyrojnë të çojë për ndjekje penale deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike. Vlen të kujtojmë se për herë të parë këtë standard e ka ndjekur me opozitën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Deklarata e Policisë:
Administrata në shërbim të ministrave, Nikolla shembulli i radhës
Mbrojtje politike nga mësuesit ka kërkuar ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nga akuzat që i bëhen për reformën në arsim dhe nepotizmin politik sistemin arsmimor. Në një takim të paralajmëruar si i një rëndësie madhore, Nikolla ka folur para arsimtarëve të Tiranës për sulmet që po i bëhen duke u kërkuar drejtëpërdrejtë të mos heshtin, por të mbrojnë të vërtetën e reformës në arsim.
Biznes me qeverinë, politikë me opozitën
Nga Vlora ambasdorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schulz i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në parlament për të votuar reformat, të cilat janë të rëndësishme për vendin, si reforma në drejtësi. Ambasadorja ka shtuar se duhet të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në momentin kohor të duhur siç e parashikon kushtetuta dhe në zgjedhje të futen ato parti që dëshirojnë të jenë.
Basha bën politikë krahinore
Kryetari i opozitës ka zbritur në terren për të bashkëbiseduar me qytetarët. Në takimin që pati në disa zona në Murqi, Bilaj, Thumanë, Nikël, Fushë-Krujë dhe Krujë, Lulzim Basha tha se qeveria u merr paratë banorëve të këtyre zonave për të investuar në qytete të jugut si Korça e Vlora. "Paratë dalin nga xhepat tuaja. Dhe dikush vendos atje që nuk do të vijnë në Bilaj e Murqin por do shkojnë të bëhen kullë në Korçë e Lngomare që s’po mbaron kurrë në Vlorë. Skemë e pastër korrupsioni"-deklaroi Basha. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, nga 1.
Eurodeputetët flasin për një emergjencë të dekriminalizimit në Shqipëri: Spastroni klasën politike
Në seancën dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Eduard Kukan tha, që Brukseli po njihet përditë me raste deputetësh shqipëtarë me të dhëna kriminale. “Abc News” raporton se këtë e ka pohuar edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Por rasti Prenga, duket se ka tronditur shume eurodeputetet. “Ne kemi dëgjuar për akte kriminale nga deputetë shqiptarë. I fundit ishte zoti Prenga, që qëlloi mbi qytetarët. Kjo është e tmerrshme. Ka kohë që në Shqipëri, situata duket si në filma me kauboj.
