politike
Gjeopolitika e vaksinave, Ballkani Perëndimor kthen sytë nga Lindja
Serbia mban deri tani vendin e parë për avancimin në fushatën e vaksinimit. Falë Kinës, ajo është pararojë në Evropën kontinentale. Rreth 7% e serbëve kanë bërë deri tani të paktën një dozë të vaksinës, një normë më shumë se dyfishi i mesatares aktuale të Bashkimit Evropian, ku midis 3 dhe 4 për qind e njerëzve janë vaksinuar që në fillim të shkurtit.
“Të luftojmë korrupsionin në shëndetësi me modelin turk”
Spitali i Fierit jo vetëm do të ndërtohet nga qeveria turke, por edhe do të funksionojë sipas modelit turk. Gjatë një takimi me banorët e Sarandës, kryeministri tha se mënyra e re e menaxhimit synon uljen e korrupsionit. Praktikisht, modeli synon të lërë në dorë të privatit menaxhimin e spitalit.
Smartmatic padit Fox News për dezinformim, kërkon 2.7 miliardë dollarë dëmshpërblim
Smartmatic ka paditur Fox News për përhapje lajmesh të rreme, duke kërkuar dëmshpërblim 2.7 miliardë dollarë. Kompania e sistemeve elektronike është akuzuar shpesh për manipulim në zgjedhjet presidenciale dhe disa prej zërave që i kanë përsëritur këto akuza janë shfaqur në Fox News. Smartmatic, e cila është është shpallur fituese për të realizuar procesin e identifikimit biometrik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, pretendon se është dëmtuar nga këto akuza.
Lufta kundër korrupsionit/ Shqipëria, progres minimal në 8 vjet
Përgjatë tetë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë pak progres në drejtim të luftës kundër korrupsionit. Në raportin e saj të fundit, Transparency International e fut vendin tonë në kategorinë e vendeve “të përmirësuara ndjeshëm”. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit sheh një përmirësim me 5 pikë që nga viti 2013.
“Listat e pastra ua kërkon ligji që keni bërë vetë dhe jo ambasadorët”
Pastrimi i listave të kandidatëve, një kërkesë e përsëritur nga ambasadorja amerikane për krerët e partive, ka krijuar përplasje në distancë me kreun e maxhorancës. Një ditë pasi Rama tha se nuk kishte nevojë që ambasadorja amerikane t’i tregonte atij detyrën, Yuri Kim i është përgjigjur, duke i kujtuar se pastrimi i listës është kërkesë e ligjit shqiptar dhe jo e saj.
14 pikat e programit ekonomik të PD-së
Kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi sot pikat kryesore të programit me të cilin synon të qeverisë vendin nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit. PD synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit përmes lehtësimit të klimës së biznesit, që sipas saj mund të gjenerojë 110 mijë vende të reja pune. Programi parashikon rritjen e pagës minimale me 6 mijë lekë mbi normën aktuale, ulje taksash, rritje pensionesh, ulje të çmimit të energjisë dhe karburanteve dhe përkrahje financiare për për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.
Programi ekonomik i PD
Ligj i ri/Garda e Republikës me drejtor, jo më me komandant
Një projektligj që synon të rregullojë veprimtarinë e Gardës së Republikës është në fazën e konsultimit publik.
Ministrja e Infrastrukturës raporton nga Dubai për përmbytjet në Shqipëri
Përmbytjet në disa zona të vendit pas disa ditësh reshje intensive mblodhën sot Komitetin e Emergjencave.
E zhvilluar online, mbledhja bëri bashkë kryeministrin, krerët e disa ministrive dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile.
Në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, raportoi nga Dubai, ku ndodhet për një vizitë pune.
Kosova humbet mbështetësin më të madh në Kongres, por nuk është rasti që Serbia të gëzohet
Me largimin e Eliot Engel nga Capitol Hill, Kosova do të humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin Amerikan. Pas tre dekadash në detyrë, Engel largohet në janar.
Demokrati Engel ka përfaqësuar pjesë të Bronx - një lagje e Qytetit të Neë York-ut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive, ku jetojnë shumë shqiptarë - që nga 1989 dhe ka siguruar mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në 2008.
Vjosa Osmani: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se mes dy shteteve shqiptare nuk duhet të ketë tra që i ndan.
“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Vendosja e çdo barriere komunikimi është kundër lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore mbarëshqiptare. Të ecim drejt një Kosove dhe Shqipërie, ku rinia jonë krenohet me ne për vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre", tha ndër të tjera Osmani.
