politike
Opozita mban protestën e radhës
Opozita mblodhi një numër të konsiderueshëm qytetarësh në protestën para Kryeministrisë. Protesta nisi me fjalimet e përfaqësuesve të shoqërisë civile fillimisht, të cilët u pasuan nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Fjala e kreut të demokratëve, Sali Berisha, shënoi edhe acarimin e parë dhe të vetëm të disa protestuesve, të cilët hodhën molotov drejt dyerve të Kryeministrisë.
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar mëngjesin e sotëm me kërkesë të SPAK dhe urdhër të firmosur nga GJKKO.
Beqaj u vu në pranga në lidhje me hetimet e SPAK për abuzim me fondet gjatë kohës kur drejtonte SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik.
Në kuadër të të njëjtit hetim janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij: Ermal Kurtulaj i cili ka mbajtur dhe postin e koordinatorit të projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla.
Gjykata certifikon Urdhrin e Inxhinierit Hidroteknik ende pa u miratuar ligji
Ndërsa dy projektligjet për ngritjen e Urdhrit të Inxhinierit dhe Urdhrit të Inxhinierit Hidroteknik pritet të kalojnë në komisionet parlamentare për diskutim, gjykata ka pranuar një urdhër të ngjashëm, i krijuar nga një grup personash. Fjala është për Urdhrin Profesional Hidroteknik, i cili më pas është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe në Tatime.
“Po fshehin pluhurin nën qilim”/Von der Leyen në detyrë me marrëveshje korridoresh
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ashtu siç pritej, e kritikoi marrëveshjen e arritur dje për postet kryesore të BE-së, duke u shprehur se është "surreale" që opinionet e votuesve evropianë nuk u morën parasysh.
Blair në Kosovë: E dija që para 25 vitesh se po bënim gjënë e duhur
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës, ku ndodhet për një vizitë. Blair, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin e marrë 25 vite më parë.
Hristijan Mickoski mandatohet si kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka ngarkuar kreun e VMRO-DPMNE me formimin e qeverisë së re. Hristijan Mickoski është mandatuar si kryeministër si kreu i partisë më numrin më të madh të votave.
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, VMRO DPMNE-ja fitoi 58 vende në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Pas mandatimit, Mickoski ka një afat prej 20 ditësh për paraqitjen në Kuvend të kabinetit të ri qeveritar dhe programit të punës.
Pritet që emrat e kabinetit të ri të bëhen publikë brendas këtij muaji.
SHBA-BE, konsensus për antikorrupsionin: Të mos preket reforma në drejtësi
Ambasada e SHBA në Shqipëri dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian vërejnë një nxitim të mazhorancës në nismën për ngritjen e komisionit të posaçëm i cili synon një cikël të ri reformash.
Dy përfaqësitë kryesore diplomatike në vend ai I SHBA dhe BE-së kanë reaguar për Zërin e Amerikës ku kanë konstatuar nxitimin e PS-së në miratimin e rezolutës dhe brenda 5 ditësh vendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm.
Skandali 5D, Veliaj braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës i ka paraprirë një kontroll fizik i anëtarëve para se të futeshin në sallë. Pamjet e kontrolleve të ushtruara nga efektivë të Policisë Bashkiake u publikuan në rrjetet sociale nga këshilltari demokrat, Dorian Teliti.
Efektivët e motivojnë këtë masë me situatën e krijuar ditët e fundit, pas protestave të opozitës lidhur me skandalin 5D, pavarësisht mungesës së një urdhri të shkruar.
Ndërkohë, me fillimin e mbledhjes, ka pasur debate mes këshilltarëve opozitarë edhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Humbasim më shumë sesa fitojmë nëse prishim marrëveshjen e Prespës
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe një nga nënshkruesit e marrëveshjes së emrit me Greqinë në vitin 2018, Nikola Dimitrov, është optimist i matur se Marrëveshja e Prespës do t'i mbijetojë ndryshimit të fundit në peizazhin politik në Shkup.
KLP vendos përfundimin e mandatit të Alfred Ballës
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shkarkuar nga detyra kryetarin Alfred Balla. Vendimi u mblodh në mbledhjen e pasdites me shumicë dërrmuese: 9 pro dhe 2 kundër. Vendimi vjen pas vendimit të marrë një javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e përjashtoi Ballën nga sistemi për 15 vjet.
