Aleati i Dodik fiton zgjedhjet presidenciale

Postuar në 24 Nëntor, 2025 10:43

Sinisha Karan fitoi në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska. Karan është aleat i ngushtë i ish-presidentit Milorad Dodik, i shkarkuar nga detyra për shkak të politikave të tij separatiste.

Në përfundim të procesit, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës (CIK) tha se në votim morën pjesë 443 472 nga më shumë se 1.2 milion shtetas me të drejtë vote.

Karan mori 50.89 për qind të votave, i ndjekur nga Branko Blanusha i Partisë Demokratike Serbe, i cili mori 47.81 për qind.

Në fjalimin e parë pas fitores, Karan tha se Republika Sërpska nuk përbën kërcënim për askënd. "Ne do të vazhdojmë nga aty ku e lamë, me forcë më të madhe", shtoi ai.

Ndërkohë, opozita pretendon se votimi ka pasur parregullsi dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.

Në shkurt të këtij viti, Milorad Dodik, u dënua nga Gjykata e BeH-së me një vit burg dhe iu ndalua mbajtja e posteve publike për gjashtë vjet. Dodik u dënua për kundërshtimin e vendimeve të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR), të krijuar nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në vend.

Më vonë, dënimi u konvertua në gjobë, por Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e parë, çka solli si pasojë shkarkimin e tij nga detyra si president i Republikës Sërpska.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.