Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit viziton Serbinë

Postuar në 12 Nëntor, 2026 20:13

Mediat në Serbi raportojnë se Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan është duke vizituar Beogradin. Në një njoftim në rrjetin X, ambasada amerikane në Beograd, njofton se vizita lidhet me diskutime substanciale me partnerët “për të ardhmen e Serbisë”.

Në një njoftim tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton për hapjen e Pavionit Amerikan në EXPO 2027.

Hanrahan është zyrtari i parë i lartë amerikan që viziton Serbinë pas humbjes së zgjedhjeve nga Aleksander Vuçiç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.