politike
Dosja e AKSHI-t/ Në 9 muaj, Ergys Agasi përfitoi 30.2 milionë euro
Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, ka publikuar fragmente nga dosja e AKSHI-t. Sipas kësaj të fundit, Ea Solutions, kompania në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë lekë të reja për tre kompani, të cilat kanë rezultuar fituese në procedura prokurimi dhe dyshohet të jene shpallur të tilla nga grupi i drejtuar prej tij.
Kushtetuesja rikthen në detyrë Ballukun
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar masën e pezullimit nga detyra për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mbledhja e gjyqtarëve, shumicë votash vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës së saj si edhe rrëzoi vendimet të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra.
Nano: Berisha dhe Rama janë njësoj. Thjesht Rama është më i gdhendur
Në studion e MCN TV, analisti Mustafa Nano u ndal te liderët e dy partive më të mëdha politike. I pyetur në lidhje me angazhimin e tyre në lëvizjet e para demokratike, Nano analizoi ku ndryshojnë Rama dhe Berisha.
Aleati i Dodik fiton zgjedhjet presidenciale
Sinisha Karan fitoi në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska. Karan është aleat i ngushtë i ish-presidentit Milorad Dodik, i shkarkuar nga detyra për shkak të politikave të tij separatiste.
Në përfundim të procesit, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës (CIK) tha se në votim morën pjesë 443 472 nga më shumë se 1.2 milion shtetas me të drejtë vote.
Karan mori 50.89 për qind të votave, i ndjekur nga Branko Blanusha i Partisë Demokratike Serbe, i cili mori 47.81 për qind.
Borrell: Anëtarësimi në BE, më shumë se kurrë çështje strategjike
Anëtarësimi në BE është më shumë se kurrë zgjedhje strategjike. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresident i BE-së. Joseph Borrell prezantoi sot Paketën e Zgjerimit 2024, duke u ndalur në sfidat e paprecedenta me të cilat është përballur Unioni në 5 vitet e fundit.
"Ne mbetemi të vendosur për të mbrojtur vlerat tona dhe për të ndihmuar Ukrainën, si kur bëhet fjalë për rrugën drejt BE-së. të vendit dhe në fushën e betejës”, tha Borrell duke iu referuar konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Bashkia e Tiranës: Dyfish të ardhura, vetëm 24% investime
Paratë e taksapaguesve të kryeqytetit nuk kanë shkuar për shërbime. Sipas raportit 9-mujor të Bashkisë së Tiranës, detaje të të cilit u bënë të ditura në MCN nga kreu i këshilltarëve demokratë, Ilir Alimehmeti, për 9 muajt e 2024-s për investime janë shpenzuar vetëm 24% e të ardhurave.
Sipas shifrave të Bashkisë, të ardhurat në arkën e saj janë rritur ndjeshëm në krahasim parashikimin. P.sh., arkëtimet nga gjobat janë rritur me 211%.

Gjykata e Romës i thotë jo mbajtjes së emigrantëve në Shëngjin
Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës kanë vendosur kthimin në Itali të 12 emigrantëve të sjellë në Shqipëri pak ditë më parë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.
Gjykata nuk e gjeti në përputhje me ligjin ndalimin e dymbëdhjetë azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar natën e 13 tetorit nga Policia Financiare në ujërat ndërkombëtare të zonës italiane SAR dhe të sjellë përmes anijes Libra në qendrën e paraburgimit Gjader tre ditë më parë.
“Tensionet në veri mbeten rrezik për rikthimin e dhunës”
Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës që pasoi sulmin në Manastirin e Banjskës. Admirali i Marinës së SHBA-së, Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli - e cila mbikëqyr misionin e NATO-s në fuqi në Kosovë - tha se aleanca mbetet e shqetësuar për rrezikun e dhunës së përsëritur në veri.
Edhe QSUT me koncesion?
Ish-drejtori i ISHP-së, Besnik Jakaj, thotë se degradimi i sistemit shëndetësor është i qëllimshëm dhe po përdoret për t’i shtruar rrugën dhënies me koncesion të gjithë QSUT. Jakaj tha në MCN TV se një koncesion i tillë ka kohë që përflitet në mjediset e mjekëve e ekspertëve të shëndetit publik dhe përfitues i tij do të jetë një prej oligarkëve pranë qeverisë.
Ambasadorja japoneze: Konsiderojmë heqjen e vizave me Shqipërinë
Ambasadorja japoneze në Tiranë, Kikuko Kato, sheh mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve në disa fusha. Në një intervistë për MCN TV, ajo shprehet se që prej hapjes së ambasadës japoneze në Tiranë 7 vjet më parë, bashkëpunimi mes dy vendeve është rritur, duke ngjallur interesin e bizneseve japoneze për vendin tonë.
Kato theksoi se qeveria japoneze po konsideron heqjen e vizave me Shqipërinë, pas kërkesës zyrtare të qeverisë shqiptare.
