Leja për ndërtimin në Zvërnec kundër ligjiy/ Alibeaj: I jepet vetëm Pronarit/Investitor kur ka edhe projekt

Postuar në 09 Qershor, 2026 19:22

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibaj, thotë se leja për ndërtimin në Zvërnec e firmosur nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, është e paligjshme. Sipas Alibeajt, firma e hedhur për lejen e ndërtimit ka anashkaluar disa veprime që lidhen me çështjen e pronësisë dhe projektin konkret. 

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, pas investimit në Zvërnec nuk qëndrojnë investitorë amerikanë, por kompani shqiptare të fshehura në kompani offshore.

Një transfertë prej 195 milionë dollarësh u bë rreth 2 javë më parë nga Katari në llogarinë e kompanisë “Albania Land Development”, fond i destinuar për blerjen e tokave në Zvërnec, ku parashikohet të ndërtohet resorti luksoz turistik.

Prokuroria e Posaçme vendosi të bllokojë fillimisht llogaritë bankare të vëllezërve nga Katari dhe më pas i zhbllokoi. Ndërkohë të bllokuara vijojnë të mbeten llogaritë e pronarëve shqiptarë, ndër të cilët është dhe biznesmeni Artur Shehaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.