BE-ja nuk njeh pasuesen e Maduros

BE-ja nuk do ta njohë Presidenten e përkohshme të sapobetuar të Venezuelës, Delcy Rodriguez. Megjithatë, angazhimi i Europës me autoritetet në Karakas do të vijojë.
Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit të BE-së, në një konferencë për shtyp u shpreh se BE përsërit qëndrimin e hershëm, sipas të cilit autoritetet venezueliane "e kanë mandatin e tyre nga një proces zgjedhor që nuk arriti të respektojë vullnetin e popullit për ndryshime demokratike".
Hipper theksoi se BE mbështet një dialog gjithëpërfshirës që çon në një tranzicion demokratik në Venezuelë, duke përfshirë të gjithë aktorët e përkushtuar ndaj demokracisë, përfshirë "udhëheqësit e opozitës të zgjedhur në mënyrë demokratike".
Hipper tha se BE-ja nuk e njeh legjitimitetin e Nicolas Maduros ose Delcy Rodriguez, ndërsa vazhdon angazhimin e kufizuar me autoritetet venezueliane për të mbrojtur interesat dhe parimet e saj.
'We have not recognized the legitimacy of Maduro or Delcy Rodriguez
But we will maintain targeted engagement... to safeguard our own interests'
EC spokesperson Anitta Hipper pic.twitter.com/0ZxJVlt441— RT (@RT_com) January 6, 2026
Komentet erdhën mes trazirave politike në Venezuelë pas emërimit të Rodriguez dhe një operacioni ushtarak amerikan që u finalizua me kapjen e Maduros dhe dorëzimin e tij te drejtësia amerikane.
Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, aktualisht mbahen në SHBA, ku përballen me akuza federale në lidhje me trafikimin e drogës dhe bashkëpunimin e dyshuar me grupe të përcaktuara si terroriste.

Add new comment