Dosja e AKSHI-t/ Në 9 muaj, Ergys Agasi përfitoi 30.2 milionë euro

Postuar në 21 Dhjetor, 2025 23:36

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, ka publikuar fragmente nga dosja e AKSHI-t. Sipas kësaj të fundit, Ea Solutions, kompania në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë lekë të reja për tre kompani, të cilat kanë rezultuar fituese në procedura prokurimi dhe dyshohet të jene shpallur të tilla nga grupi i drejtuar prej tij.

Dosja e AKSHI-t provon se skema korruptive e ndjekur është identike me atë që kemi parë edhe në çështjet e tjera. Paracaktim i kritereve, paracaktimi i fitueseve, dyfishimi i fondit limit, ndarja e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit që përcakton fituesin. Sepse korrupsioni nuk është një akt i izoluar i Belinda Ballukut apo dikujt tjetër, por skemë qeverisjeje e Edi Ramës.

Logjika që ndiqet është se, nëse shërbimi kushton 2 milion, fondi limit bëhet 4 milion. Pra, taksa e korrupsionit merret po nga paratë e Buxhetit të Shtetit, jo nga vlera e fitimit të kompanive private.

Sipas SPAK-ut vetëm për 9 muaj, për periudhën 11.12.2024-26.9.2025, përmes kësaj skeme, vetëm nga fondet e AKSHI-t, Ergys Agasi, krahu i djathtë i lidhjeve me krimin e organizuar i Edi Ramës, ka përfituar plot 30.2 milion euro. Po po, 30.2 milion euro për 9 muaj ka përfituar taksë korrupsioni vetëm nga AKSHI, për një tender sekret që fondin limit ia kanë caktuar 60 milion euro.

Ndërsa Ervin Salianji thotë se hetimi i SPAK provon se refuzimi i maxhorancës për të lejuar hetimin parlamentar dhe dëshminë e drejtuesve te Soft Solution nuk ishte rastësi, por mbulim i qëllimshëm.

Sot, SPAK ka faktuar pikërisht atë që ne denoncuam publikisht dhe zyrtarisht gjatë hetimit parlamentar: se Ermal Beqiri e Soft Solution rezulton një kompani e përfshirë në veprimtari kriminale, që ka diktuar kritere tenderimi, ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj konkurrentëve, ka bashkëpunuar me grupe kriminale të strukturuara, përfshirë bandën Çopja, dhe në bashkëpunim me drejtues të AKSH ka dyfishuar çmime me milione euro dhe ka deformuar proceset publike.

“Balluku” dhe AKSH-i dy dosjet që fundosin qeverinë Rama! Sado pengesa ti vendosin politikisht, SPAK ka faktuar krimin qeveritar!
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.