Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Ramës, rikthehet pezullimi i Ballukut

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Me një votim 4 me 4 është rrëzuar automatikisht ankimimi i kryeministrit Rama. Pas 10 orësh mbledhje, trupa e gjyqtarëve u nda në grupe: njëri që mendon se masa e pezullimit nuk mund të merret pa lejen e Kuvendit dhe tjetri që mendon se është e panevojshme.
Vendimi rikthen në fuqi masën e pezullimit nga detyra, e vendosur nga GJKKO ndaj zëvendëskryeministres.
Gjykata Kushtetuese vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës
- Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12. 2025
- Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Add new comment