Lubonja: Heshtja e ndërkombëtarëve, qëndrim politik i gabuar

Postuar në 10 Qershor, 2026 22:12

Analisti Fatos Lubonja e cilëson një qëndrim politk të gabuar heshtjen e deritanishme të ndërkombëtarëve në lidhje me protestat që po mbahen çdo ditë para Kryeministrisë.

Ndërkombëtarët kanë qenë gjithnjë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, mungesa e reagimit është qëndrim politik. Për mendimin tim është i gabuar. Nuk mund të mbështesin një regjim për arsye gjeopolitike, edhe arsye korruptive për një pjesë se ky ka punuar shumë edhe për të korruptuar.

Duhet të jenë në anën e kësaj çështjeje dhe jo të flasin jo vetëm për flamengot, por për të gjithë sistemin kriminal që ka ndërtuar Rama. Kjo është protestë jo vetëm për Zvërnecin, por edhe për demokracinë. E ka masakruar bregdetin dhe po shkon në Zvërnec. Këta ndërkombëtarët nuk duhet të mbyllin sytë ndaj këtij sistemi. Nuk i shohin grataçelat që ngrihen dita-ditës, e vetmja ekonomi që funksionon në Shqipëri. 

Përveç faktit se po kriminalizohet e gjithë shoqëria se nëse vë këta që pastrojnë paratë në krye të shoqërisë, është katastrofë edhe në kuptimin human. Kur mori zgjedhjet, përdorte një parrullë që sulmonte Berishën se këtu nuk jetohet dot si njeri i ndershëm. Tani këtë mund ta shtosh në katror ose kub se këtu nuk jetohet si njeri i ndershëm, me këtë sistem që ka ngritur ky. Mendoj se ndërkombëtarët, nga presioni kësaj proteste dhe i diasporës, dhe drejtësia që duhet të zbulojë se çfarë qëndron prapa, të gjitha së bashku mund t’i bëjnë që të mbajnë qëndrim”, u shpreh Lubonja. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.