Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta!

Postuar në 26 Qershor, 2026 16:41

Raportuesi i të Gjelbërve për Shqipërinë në Bundestag, Boris Mijatović, thotë se në zonën e Vjosë-Nartës nuk duhet të ndërtohet. Në një intervistë për DW, ai thekson se kjo zonë duhet të mbetet ashtu siç është: një rezervat natyor.  

Mesazhi im është i qartë: duart larg këtij rezervati natyror. Ai duhet të mbetet një strehë për breshkat e detit, flamingot dhe biodiversitetin unik të kësaj zone.

Mijatović shprehet se protestat e javëve të fundit tregojnë se janë gjithnjë e më shumë qytetarët që po angazhohen për mbrojtjen e natyrës, ndërsa thekson se duhet një reagim politik.  

“Kam shpresë se do të ketë zhvillime edhe për projektet aktuale të ndërtimit. Nëse një pistë është ndërtuar tashmë, duhet pyetur: me cilën leje dhe përse? Nëse për ta mundësuar këtë janë ndryshuar ligjet, atëherë duhet reaguar politikisht, sidomos kur qindra-mijëra vetë dalin në rrugë”.

Përfaqësimin politik të protestës, Mijatović e sheh si domosdoshmëri.  

Për momentin në Shqipëri nuk shoh ende një forcë politike që të mbrojë natyrën me të njëjtën vendosmëri me të cilën mbrohen investimet. Nuk shoh një parti që të thotë qartë: ne zgjedhim mbrojtjen e natyrës, edhe nëse kjo do të thotë të heqim dorë nga projekte të caktuara.

Kjo duhet të bëhet një kërkesë që del nga protestat, të përfaqësohet politikisht dhe më pas të vendoset në zgjedhje. Një protestë mund të jetë vetëm fillimi. Vendimin përfundimtar e marrin qytetarët në kutinë e votimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.