Qeveria nuk dha garanci për Zvërnecin, u shkelën standardet e BE-së

Postuar në 01 Korrik, 2026 20:01

Në një konferencë për mediat, pas përfundimit të misionit faktmbledhës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, delegacioni i eurodeputetëve të Grupit të Gjelbërve në Parlamentin Europian paraqiti gjetjet e vizitës dhe shqetësimet e ngritura gjatë takimit me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Kryetarja e delegacionit të PE-së, Tineke Strik, tha se pavarësisht justifikimeve për këtë projekt, qeveria shqiptare nuk kishte dhënë garanci për mbrojtjen e mëtejshme të zonës.
 

Dëmet e shkaktuara deri tani përbëjnë shkelje të qarta të Direktivës së BE-së për Shpendët dhe Direktivës për Habitatet. Ministri këmbënguli se këto ndërhyrje ishin të nevojshme për kryerjen e vlerësimit të ndikimit në mjedis, Ne i shpjeguam se nuk mund të ndërtosh fillimisht dhe më pas të vlerësosh nëse ndërtimi është i pranueshëm. legjislacioni dhe standardet europiane duhet të respektohen, pavarësisht statusit të pronësisë së tokës.

Eurodeputetja Strik tha se ministri Jaupaj kishte premtuar një afat 20-ditor për konsultime publike dhe ishte justifikuar për mungesën e tyre me faktin se projekti bëhet në një pronë private, gjë që për eurodeputeten nuk qëndron pasi bie ndesh me standardet e BE-së.

Megjithatë, nuk morëm asnjë garanci se aktivitetet do të ndalen pra shqetësimet tona mbeten. Nuk mund ta përkeqësosh fillimisht situatën dhe më pas të thuash se pas një viti e gjysmë do ta harmonizosh me standardet evropiane. Deri atëherë dëmi është bërë.

Eurodeputetet thanë në konferencën për shtyp se ministri Jaupaj nuk dha garanci as për shfuqizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për Zonat e Mbrojtura, kërkesë e miratuar në rezolutën e PE-së në qershor, duke ia faturuar këto ndryshime procesit të harmonizimit të ligjeve me ato të BE-së deri në fund të vitit 2027.

Strik ishte propozuesja e amendamentit 27-të që u përfshi në rezolutën e PE-së për progres-raportin e Komisionit Europian për ecurinë e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Ajo solli në vemendje faktin se ditën e seancës plenare kur u votua rezoluta drejtues parlamentar të Partisë Socialiste ndërmorën një hap të papreçedentë duke u kërkuar anëtarëve të PE-së që të mos e votonin këtë amendament, siç e denoncoi publikisht deputetja gjermane, Jutta Paulus, gjatë vizitës në Tiranë.

Sipas eurodeputetëve, çështja e Vjosë-Nartës ka nxjerrë në pah probleme më të gjera që lidhen me mungesën e transparencës, konsultimit publik dhe luftës kundër korrupsionit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë të respektojë standardet europiane dhe të mos pengojë punën e institucioneve të drejtësisë.

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Rama as se can koken per kete kategorine e eurodeputeteve qe e kritikojne. Ai ka mbeshtetjen e fuqishme te qeverive te vendeve te ketyre eurodeputeteve. Del nje eurodeputete italaien, Rama as s'ja vershellen fare, kur ka mbeshtetjen e fuqishme te Kryeministres se Italise. Shkruajne gazetat franceze per korrupsionin e tij, Rama as i pjerdh fare kur ka mbeshtetjene fuqishme te qeverise franceze dhe Presidentit francez. Shkurt ka mbeshtetjen e fuqishme te qeverive Perendimore. Sa per ketu brenda, do ia gjeje anen; nje pjese te individeve organizatore i ka korruptuar tashme, te tjere jane ne shenjester per tu korruptuar; "negociatat" vazhdojne dhe lumi i milionave por edhe premtime te cfaredollojshme joshese po bejne punen e tyre; femijet e socialisteve do te bejne ate qe bene ne vitin 2018 ne protestat studentore, do te "keshillohen" nga prinderit e tyre qe te heqin dore; nje pjese ka hequr tashme, meqe protestuesit duket qe jane rralluar; opozita e opozites po jep kontributin e vet ne kete drejtim, duke u perpjekur me cdo menyre te mbaje larg protestes demokratet! Ja keshtu fillon degradimi. Eshte sa te marre pak te tatepjeten, se ashtu si nisi me vrull te pandalshem, ashtu dhe do te rrokulliset. Rama vuan vetem prishjen e imazhit qe kishte krijuar me kaq qindra milione korruptim ne Perendim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.