E vërteta e nismave para kamerave... Bashkia lë në baltë të rinjtë e Fondit të Garancisë!

Në gusht Bashkia e Tiranës hapi nismën për të stimuluar punësimin e të rinjve përmes kreditimit të bizneseve të tyre. Kryetari Lulzim Basha nënshkroi një marrëveshje me drejtorin e BKT-së, Seyhan
Pencabligil dhe përmes kësaj marrëveshje Bashkia do të bëhej për herë të parë garante e atij që u quajt “Fondi i Garancive” (afro 1 milion dollarë), nga i cili do të jepeshin kredi për të rinjtë, pothuajse dy deri tre herë më të ulët se norma në treg.
5 fituesit e parë nënshkruan një marrëveshje në zyrën e kryetarit të Bashkisë para gjithë kamerave. Por, pasi kanë kaluar muaj tashmë, ata jo vetëm që nuk i kanë marrë kreditë, por për çdo ditë që kalon, ata
rrezikojnë falimentin, raporton blogu historia-ime.com.
k.c.
e plotë:
Add new comment