Miratohet buxheti me shumicë të fortë. Por, asnjë amendim i opozitës.

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 13:07

Në një seancë 8-orëshe (që dukej sikur po bëhej nami, a thua se njerëzit e tjerë nuk punojnë 8 orë, çdo ditë) buxheti është miratuar.  Kuvendi miratoi para pak me 82 vota pro buxhetin e vitit 2014 dhe paketën fiskale, ndërkohë që opozita votoi kundër.  Kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2014, si buxhetin që ka garantuar përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit. Sipas kryeministrit, ky buxhet asgjëson atë që ai e cilëson si “shkëmb të borxheve të lëna nga qeveria paraardhëse”.

Në seancën e sotme u hodhën për votim edhe amendamentet e partive politike, të cilat u rrëzuan,përfshi këtu edhe atë të LSI-së për uljen e tatim-fitimit për industrinë e fasoneve, nga 15 % parashikuar në paketën e re fiskale në 10 %, i cili u shty për t’u konsideruar në pranverë me një Paketë të veçantë.

Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.