Arkiv-Lajme

Likujdimet në ish-Jugosllavi. Gazetari kroat hedh dritë mbi praktikat e UDB-së

Postuar në 02 Janar, 2014 04:44

 Gazetari kroat Zeljko Peratoviç, i cili merret me studimin evrasjeve politike në ish-Jugosllavi ka folur këto ditë lidhur me aktivitetet e shërbimit sekret jugosllav (UDB) në këtë drejtim. Gazeta “Telegrafi” nënvizon në këtë çështje faktin se UDB-ja kishte si praktikë për likujdimet fizike të disidentëve gjetjen e ekzekutrorëve me nacionalitet të njëjtë me viktimat. Kjo për të shmangur çdo implikim me sfodn nacionalist. Sipas Peratoviç duket se UDB-ja e ka patur të vështirë të gjejë shqiptarë që të vrasin shqiptarë, ndaj edhe ia ka besuar këtë detyrë serbëve.

Ish-ambasadori Roberts: “Ndryshim kufijsh në emër të stabilitetit”

Postuar në 02 Janar, 2014 04:35

Ideja e një rishikimi të kufijve në Balllkan ngjan të jetë e qëndrueshme në disa rrethe diplomatësh. Kështu ish-ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts ka deklaruar se një ndryshim kufijsh mes serbëve dhe shqiptarëve është i pranueshëm dhe do të qetësonte tensionet. “Atyre që thonë, se, qëllimi i vizatimit të ri të kufijve nuk do të duhej të ishte themelimi i shteteve mono-etnike, ju them se, e gjithë esenca e kësaj është se brenda atyre kufijve njeriu ndjehet i sigurtë.

Një “mirëseardhje” për presidencën greke të BE-së nga“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: “Kalimera, Kalinichta”

Postuar në 01 Janar, 2014 16:06

Marrja e Presidencës së Bashkimit Europian nga Greqia nuk ka shpëtuar edhe pa shpotitje, e madje cinizëm në Europë. Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar dje një artikull mbi këtë temë, të cilit i ka vënë një titull që flet vetë: “Kalimera, Kalinichta”. (Mirëdita, natën e mirë”. Faqja “Greek Reporter” e ka rimarrë artikullin duke nxjerrë në pah mosbesimin dhe pse jo antipatinë e thellë që ndan tanimë një pjesë të madhe të opinionit publik në të dyja vendet. Sipas GR, edhe fotoja shoqëruese e shkrimit të FAZ, luan një rol ironik.

3. 4 miliardë dollarë për bamirësi gjatë vitit 2013. Kryeson Zuckenberg me 990 milionë dollarë. Në vend të dytë presidenti i “Nike” me 500 milionë dollarë

Postuar në 01 Janar, 2014 13:41

Kriza e vitit 2013 duket se ka zgjuar edhe ndjesinë e solidaritetit anemabanë botës. Ndonëse mbetet një dukuri që duhet vlerësuar sipas rastit, bamirësia, apo më mirë, aktet e bamirësisë,  janë shtuar përgjatë vitit që lamë pas. Sipas Chronicle of Philantropy rezulton se  përgjatë gjithë 2013-ës janë dhënë në total 3.4 miliardë dollarë donacione për bamirësi. Krahasimisht me vitin 2012 rezulton një rritje prej 100 milionë dollarësh. Po kështu në vitin 2013 pati 15 dhurata prej të paktën 100 milionë dollarësh krahasuar me 11 të tilla një vit më parë.

Qëllohet me armë rezidenca e ambasadorit gjerman në Athinë. Ndërkohë media zbardh skandalin e blerjes së armëve nga Gjermania

Postuar në 01 Janar, 2014 11:40

Gjermania duket se nuk është shumë e pëlqyer në Greqi. Përveç polemikave për masat e kërkuara nga Berlini, akuzave dhe stigmatizimit reciprok, duket se së fundmi mëria ka zbritur deri në veprime. Kështu agjencia italiane e lajmeve, ANSA, citon mediat lokale greke, sipas të cilave dje në mëngjes një grup prej katër pesonash, të armatosur me Kallashnikov kanë hapur zjarr mbi shtëpinë e ambasadorit gjerman në Athinë. Ndonëse nuk ka shkaktuar ndonjë viktimë dhe të lënduar, sulmi përbën një incident të rëndë. Mund të supzohen arsye politike pas këtij akti.

SHBA, Kolorado legalizon kanabisin

Postuar në 01 Janar, 2014 10:53

Shteti i Kolorados në SHBA ka zyrtarizuar shitjen e lirë të kanabisit. Bashkë me shtetin e Washingtonit, ky shtet është i dyti që legalizon tregtimin e kësaj bime, e cila në mjaft vende të tjera trajtohet lëndë ilegale dhe dënohet me sanksione penale të rënda. Përdorurit duhet të jenë mbi  21 vjeç dhe pritet që së shpejti të hapen rreth 30 dyqane për tregtimin. Ka një mendim, që po zë përherë e më shumë vend, sipas të cilit më e mira do të ishte që kanabis të legalizohej. Kjo do t’i jepte fund trafikut, i cili edhe kështu nuk po vihet dot në kontroll.

Të gjejmë njeriun e vitit

Postuar në 01 Janar, 2014 09:33

Edhe mediat shqiptare, thuajse njësoj si disa prej mediave ndërkombëtare, organizojnë sondazhe apo bëjnë një statistikë për atë që e quajnë “Njeriu i vitit”. Siç edhe dihet, në shumicën e rasteve ata që fitojnë janë thuajse të njëjtët: ose politikanë, ose ndonjë artist i diasporës. Pa hequr meritat e askujt, apo pa paragjykuar zgjedhjet e secilit për të shprehur një vlerësim të këtillë, duhet thënë se fakti, që si njerëzit më të vlerësuar, zgjidhen ata që janë protagonistë të jetës publike flet shumë për shoqërinë tonë. Por media ndërkombëtare ofron me këtë rast edhe antitezën.

Pas Snowden, tani “flet” vetë NSA. “Der Spiegel” publikon katalogun e brendshëm të agjencisë

Postuar në 01 Janar, 2014 09:06

Historia e zbuluar nga Edward Snowden mbi përgjimet globale të agjencisë amerikane të sigurisë, NSA, duket se nuk ka fund. Revista gjermane “Der Spiegel” ka publikuar para tri ditësh katalogun që vetë NSA disponon mbi strukturën organizative që përgjigjet për përgjimet  si dhe ilustrimet përkatëse sesi realizohet kjo gjë. Bëhet fjalë për një përgjim të gjithçkaje; praktikisht NSA ka kapacitetet që të realizojë survejim të trafikut online thuaje plotësisht.

Riga kryeqytet i kulturës europiane për vitin 2014. Një buxhet modest, por një ceremoni e veçantë me këtë rast

Postuar në 01 Janar, 2014 08:30

Për Letoninë viti 2014 mund të konsiderohet një vot i rëndësishëm. Së pari, sot ky vend iu bashkua monedhës euro, duke formalizuar kështu edhe një hap tjetër në bashkimin me komunitetin europian. Së dyti, Riga është shpallur kryeqyteti europian i kulturës për vitin 2014, një titull që shoqërohet  me disa ceremoni. Deutsche Welle shkruan se për këtë vit janë akorduar 24 milionë euro, që konsiderohet modeset krahasimisht me kryeqytetet e tjera që kanë fituar këtë vlerësim në të shkuarën. Gjithsesi një aktivitet shumë origjinal pritet të plotësojë këtë kufizim buxhetor.

Përdorimi i alkoolit, Policia Rrugore sanksione të rënda natën e ndërrimit të viteve

Postuar në 01 Janar, 2014 07:12

Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me disa aksidente të cilat janë pasuar nga ndërhyrje të policisë së qarkullimit rrugor. Bëhet e ditur se janë hequr rreth 25 leje të drejtimit të automjeteve-patenta- për shkak se drejtuesit e mjeteve kanë qenë në gjendje të dehur. Kjo është një nga normat më të larta të sanskioneve që gjithsesi janë thelluar me ardhjen e qeverisë re.

Më shumë në: http://news.albanianscreen.tv/siti/sito_alsatnews/upload/images/52c405a46eb06.jpg

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme