Arkiv-Lajme

Veç statusit për në BE në qershor, ja disa nga sfidat e tjera të politikës shqiptare në 2014-n

Postuar në 03 Janar, 2014 12:17

Ndonëse pa shumë projektligje në axhendë, të mbartura nga viti i kaluar, 2014-ta parashikohet intensiv  nga politikëbërësit. Por ashtu si e ka faktuar tradita shumëvjeçare legjislative , palët ndahen dhe në parashikimet për vitin e sapo nisur. Demokratët e shohin të zymtë 2014-n, ndërsa për maxhorancën, do të jetë viti i ndryshimit të madh.Ligji antimafia dhe kodi i procedurës penale, të njohura ndryshe si paketa antikorrupsion, do të jënë të parat në tavolinat e punës në komisionet parlamentare.

Për gazetën DITA, Personazhi i Vitit janë 1 milion shqiptarët që rrëzuan Berishën

Postuar në 03 Janar, 2014 12:15

Në redaksionalen e postuar sot në faqen e saj online, gazeta DITA shkruan: Shpesh na është dukur sikur viti që shkoi, ka qenë padurueshëm i gjatë, ndoshta edhe për faktin se kishte një ndërprerje në mesin e tij: 23 qershorin, një nga ato ngjarje që e ka “ndarë” kohën më dysh: tani themi shpesh ‘përpara’ apo ‘pas 23 qershorit’. Cili ka qenë personazhi i vitit që shkoi? Për revistën Mapo “Njeriu i vitit 2013” është Edi Rama. Edhe për televizionin TCH ështe kryeministri i vendit Edi Rama, personazhi i Vitit 2013.

Patriarku Irinej: Kosovën po na e rrëmbejnë, ajo është zotimi ynë!

Postuar në 03 Janar, 2014 11:57

"Kosova e jonë është vend i tmerrshëm i ekzistencës, në të nuk pushojnë vuajtjet e padrejtësitë në të nga dita në ditë po bëhen më të mëdha. Trazirat dhe dhuna mbretërojnë në Kosovë. Me dhjetëra shekuj po e rrëmbejnë këtë krahinë, Serbinë e vjetër nga qenia jonë. Kosova nuk është vetëm territor serb, por edhe zotimi ynë!”, ka thënë Patriarku serb Irinej sot në një shërbesë të tij fetare në Beograd. Ai u shpreh më tej se, në Kosovë vuajtjet dhe padrejtësitë nuk po pushojnë dhe se po vazhdojnë përpjekjet për rrëmbimin e saj.

Samitet, fondet dhe fjalët e mençura nuk po i shpëtojnë dot 125 milionë evropianë të rrezikuar nga varfëria

Postuar në 03 Janar, 2014 11:28

Kriza financiare dhe ajo e borxhit goditi rëndë tregjet e punës. Veçanërisht rëndë nga kriza janë prekur vendet e jugut Portugalia, Spanja, Italia. Situatë e keqe ndodhet edhe në Greqi, ku papunësia është e madhe, rreth 27 për qind, ndërsa ajo e të rinjve është në nivelin 60 për qind. Numri i të papunëve në vitin 2014 do të mbetet, sipas gjasave, konstant, shumë samite dhe shumë fjalë të mençura po thuhen, por pak fonde po jepen, vërejnë politikanë, specialistë të njohur dhe analistë të ekonomisë.

Schumacher në koma, tifozët dhe familja festojnë mes lotëve dhe lutjeve 45-vjetorin e tij të lindjes

Postuar në 03 Janar, 2014 09:25

Familja e Schumacherit feston sot 45-vjetorin e lindjes së tij në Meribel, jo larg nga vendi, ku ai u aksidentua të dielën gjatë skijimit. Në nder të Schumacherit tifozët e tij të shumtë mblidhen para klinikës, ku ai ndodhet ende në gjendje kome. "Në këto ditë të vështira dhe me rastin e ditëlindjes së tij klubet Scuderia-Ferrari duan të shprehin mbështetjen e tyre për Michael Schumacherin", njoftoi shoqata e klubeve të tifozëve të Ferrarit. Të gjithë tifozët janë të ftuar, që të veshur komplet në të kuqe, në heshtje dhe respekt, të shprehin lidhjen e tyre me Schumacherin.

Pasuritë e politikanëve kosovarë, në krye Pacolli me 292 milionë euro!

Postuar në 03 Janar, 2014 07:32

Në krye të listës së pasanikëve të politikës, qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, me 292 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri rreth 10 milionë euro.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka vetëdeklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtë

MSN.COM: Prizreni, i përzgjedhur mes 23 vendeve më të bukur dhe më panoramikë të botës

Postuar në 03 Janar, 2014 07:02

Qyteti i Prizrenit pozicionohet në mesin e 23 vendeve më të bukura në botë, të përzgjedhura nga web faqja MSN.COM. “Lumi Lumbardh rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë", është përshkrimi që i është bërë fotografisë panoramike të Prizrenit.

Gjigandi italian Fiat, ble 41 përqind të amerikanes Chrysler, analistët të shqetësuar për fatin e Fiat-it, por edhe se kjo mund të thellojë krizën

Postuar në 03 Janar, 2014 05:46

Gjigandi Italian Fiat arriti  një marrëveshje për të blerë 41 për qind të prodhuesit amerikan të makinave Chrysler për 4.35 miliardë dollarë, një marrëveshje që do t’i japë Fiat kontroll të plotë të kësaj kompanie, e cila është e treta më e madhja për prodhimin e makinave në SHBA. Fiat kontrollonte më herët pjesën tjetër të aksioneve të Chrysler. Investitorët e mikritën marrëveshjen e arritur nga drejtori ekzekutiv Sergio Marchonne. Ky i fundit ka drejtuar të dyja kompanitë që kur Chrysler mori ndihmë nga qeveria federale amerikane në vitin 2009 për të shmangur falimentin.

Jo vetëm si një kuriozitet, por…kush ka një kalendar të vitit 1986, mund ta përdorë edhe këtë vit

Postuar në 03 Janar, 2014 05:30

Kush ka ende një Kalendar, apo një axhendë të vitit 1986, mund ta përdorë edhe gjatë ditëve të vitit 2014-të. Duket se kalendari i vitit që sapo ka hyrë, përkon në ditë me kalendarin e 28 viteve më parë. Janë kështu dy vite të njëjtë në ditë dhe në festa. Nëse do të bënim një analizë të viteve të kaluar, do të shohim se dita e parë e vitit 1986-të ka qenë ditë e mërkurë, ashtu si edhe dita e parë e 2014-tës. Gjithashtu muaji shkurt i atij viti ka qenë i përbërë nga 28 ditë dhe ajo ditë, në vitin 2014-të do të jetë sërisht ditë e premte.

Viti 2013 ishte një Vit i Mirë, sipas sondazhit në BalkanWeb

Postuar në 03 Janar, 2014 04:20

 Viti 2013 ishte një vit i mirë. Kështu mendojnë shumica e votuesve në sondazhin e agjencisë së lajmeve online BalkanWeb, me temën “Si ishte viti 2013 për ju?”. Pyetja kishte tre alternativa si përgjigje, ku shumica kishte konsideruar se 2013-a ishte një vit i keq. Por duke qenë se opsioni Mirë dhe ai Shumë Mirë janë brenda një familjeje, të mbledhura bashkë përqindja mundi në numra alternativën, I Keq. Agjencia e lajmeve vendosi që lexuesi të votojë lirshëm në përgjithësi mbi vitin 2013, pa vendosur ndonjë kriter apo aspekt të vecantë rreth këtij viti.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme