Pasuritë e politikanëve kosovarë, në krye Pacolli me 292 milionë euro!

Në krye të listës së pasanikëve të politikës, qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, me 292 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri rreth 10 milionë euro.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka vetëdeklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim në vlere prej 220 mijë euro, 180 mijë euro tokë bujqësore, 80 mijë euro shtëpi, 13 mijë euro veturë si dhe 22 mijë euro para të gatshme në bankë. Zh.
Comments
E rruejn Kosoven.
<p>E rruejn Kosoven.</p>
Ti legeni Tedeschini e urren
<p>Ti legeni Tedeschini e urren Kosoven ,por ata qe e urrejne Kosoven jane shume te pakte e te paperfillshem ne krahasim me ata qe e urrejne ate qe ti shume e don ,Vatikanin,vater krimesh e pislleqesh morale nder shekuj.</p>
Add new comment