Jo vetëm si një kuriozitet, por…kush ka një kalendar të vitit 1986, mund ta përdorë edhe këtë vit

Kush ka ende një Kalendar, apo një axhendë të vitit 1986, mund ta përdorë edhe gjatë ditëve të vitit 2014-të. Duket se kalendari i vitit që sapo ka hyrë, përkon në ditë me kalendarin e 28 viteve më parë. Janë kështu dy vite të njëjtë në ditë dhe në festa. Nëse do të bënim një analizë të viteve të kaluar, do të shohim se dita e parë e vitit 1986-të ka qenë ditë e mërkurë, ashtu si edhe dita e parë e 2014-tës. Gjithashtu muaji shkurt i atij viti ka qenë i përbërë nga 28 ditë dhe ajo ditë, në vitin 2014-të do të jetë sërisht ditë e premte. Duke u nisur nga ky vëzhgim i detajuar, mund të themi se nëse do t`ju ndodhet rastësisht një kalendar i vitit 1986, apo jeni një koleksionisht kalendarësh, atëherë në këtë vit mund ta përdorni, pa patur nevojë që të blini një kalendar të vitit 2014-të. Por edhe ata persona që kanë ardhur në jetë në këtë vit, do të festojnë datën dhe ditën e lindjes së tyre.
Zh.
Add new comment