Për gazetën DITA, Personazhi i Vitit janë 1 milion shqiptarët që rrëzuan Berishën

Postuar në 03 Janar, 2014 12:15

Në redaksionalen e postuar sot në faqen e saj online, gazeta DITA shkruan: Shpesh na është dukur sikur viti që shkoi, ka qenë padurueshëm i gjatë, ndoshta edhe për faktin se kishte një ndërprerje në mesin e tij: 23 qershorin, një nga ato ngjarje që e ka “ndarë” kohën më dysh: tani themi shpesh ‘përpara’ apo ‘pas 23 qershorit’. Cili ka qenë personazhi i vitit që shkoi? Për revistën Mapo “Njeriu i vitit 2013” është Edi Rama. Edhe për televizionin TCH ështe kryeministri i vendit Edi Rama, personazhi i Vitit 2013. “Ai është me i votuari nga publiku, ne anketen e  pervitshme te organizuar nga Top Channel  –lajmëroi ky kanal televiziv. Më herët Mustafa Nano bën një renditje që e quan që në krye të herës personale dhe vendos në krye “protestuesit kundër armëve kimike”, e cila sipas tij ishte “protesta më e bukur që është bërë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë”. Mero Baze i Temës thotë që bie dakord që vitit 2013 ishte një vit i Edi Ramës. “Fundi i betejës së tij triumfatore i ngjan një maratonomaku. Ai është njeriu i vitit 2009, 2010, 2011 2012 dhe kryeministër i vitit 2013 – shkruan Baze.Bedri Islami, ka përmbledhur ndërkohë mendimin redaksional të DITA-s për personazhin e vitit.  Në një shkrim që do botohet i plotë në numrin e parë të DITA të vitit 2014 në 5 janar, Isami shkruan ndër të tjera:  “Personazhi i Vitit janë një milion shqiptarët që goditën brinjë më brinjë pushtetin e Berishës. Këto meritojnë çdo respekt, sepse mrekullisht, pa asnjë bujë, heshtas, dëshmuan se ky vend nuk ka vetëm “goxhër”,”guriçka” por edhe dinjitet… Pushteti i ri nuk duhet të harrojë se erdhi në pushtet përmes tyre, dhe se, po përmes tyre mund të ikë më shpejt nga sa e mendon. Këto njerëz, të thjeshtë janë mrekullia e vitit 2013 dhe do të jenë për shumë kohë mrekullia jonë. Ne u falemi atyre dhe vetëm atyre…” Zh. 

Comments

Submitted by sali (not verified) on

<p>Shqiperija shpetoi nga fatkeqesija me e madhe qe e kishte zene ne tere historine e saj si komb.Nuk ka qene me keq kur u pushtua nga Turqit.Italjanet e Gjermanet se sa kur u pushtua nga BERISHISTET, e meritojne 1000000 shqiptaret</p>

Submitted by orest (not verified) on

<p>mire u paska shku mendja. Ma mir se jargavitjet servile te Mapos se Henri Ciljetes, ma mir se lojerat e fjaleve te Meros, ma mir se konformizmi i parashikueshem i Top Kanalit, boll ma mir se injoranca dhe falsiteti i protestuesve anti arme kimike qe proponon Mustafai&nbsp;</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Problemi eshte se nder keto 1 milion ka shume vota te blera e nuk e di se sa respekt mund te meritojne.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Dreq o pune, po keta nje milion njerez ishin personazhi i vitit 2005 kur PD erdhi ne pushtet. Po keta ishin personazhi i vitit ne 1997, kur rrezuan Berishen, po ne 2005 e kishin harruar. Kjo puna e 1 milion shqiptareve si personazh i vitit eshte nje truk mjeran gazetaresk e populist qe mçifet mbas Anonimatit te turmes......sepse nuk ka kurajo t&#39;i quaje gjerat me emrin e vet.....ose sepse ka frike se i ngelet hatri Lindes po te jete Ilir Meta, ose Monikes po te jete Edi Rama, ose te dyjave bashke po te mos jete asnjeri dhe ....pastaj gjej vrime ku te futesh. Yak....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.