Arkiv-Lajme

Asimov, 50 vite më parë kishte “parashikuar” vitin 2014. Sëmundja e këtij shekulli: “mërzia”

Postuar në 04 Janar, 2014 12:39

Mediat kanë risjellë një artikull të shkrimtarit të madh të fantashkencës, Isaac Asimov, i shkruar 50 vjet më parë, më 1964, dhe ku shkrimtari rrëfen vizitën e tij në ‘World Fair’…të vitit 2014 ku parashikon një sërë shpikjesh shkencore të cilat ne sot në fakt i shohim rreth e rrotull nesh.

Gjithçka është bazuar në atë që Asimov e përkufizon: “mendimi se njeriu do të largohet gjithnjë  e më shumë nga natyra për të krijuar një ambient të vetin”.

PD merr në "mbrojtje" vrasësin e policit??

Postuar në 04 Janar, 2014 12:30

Deklarata e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas vrasjes së Gazmir Tahirit, person i shpallur në kërkim dhe autor i plagosjes së një polici, është bërë burim deklaratash në distancë mes tij dhe opozitës.

Partia Demokratike i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të reagojë dhe të kërkojë ndjesë për komentin e tij. Koordinatorja e selisë blu për mediat, Silvi Bardhi, në një dalje publike deklaroi se Tahiri duhet të japë shpjegime për sjelljen e tij, që sipas saj ishte një akt trupi për shtetin.

Zheji i thotë “po” Thaçit...

Postuar në 04 Janar, 2014 10:04

Ndërsa në Kosovë ka një frymë anti-Nobel për çiftin Thaçi-Daçiç, Artur Zheji, i thotë “po” këtij çmimi.

Zheji është i ndërgjegjshëm se “Thaçi po e “paguan” këtë përmbajtje të re me rënie të votave në Kosovë, ndërkohë që serbët e Kosovës dhe Beogradi duket në aparencë se ka fituar shumë terren.”

Por, për Zhejin nuk është kështu.

55% më pak vrasje në dhjetor, krahasuar me një vit më parë

Postuar në 04 Janar, 2014 07:10

Ulje e vrasjeve dhe aksidenteve me pasojë vdekje – këto ishin konkluzionet e një analize që Ministria e Brendshme ka bërë për muajin dhjetor 2013, krahasuar me muajin dhjetor 2012.

Në një deklaratë për shtyp Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi statistikat e analizës. “Nëpërmjet jush shfrytëzoj rastin ti uroj shqiptarëve gëzuar vitin e ri. Të përsëris edhe një herë një vit të mbarë për çdo punonjës të policisë së shtetit. Jam këtu para jush të falënderuar punonjësit e policisë që garantuan gjatë festive sigurinë publike duke shënuar një numër minimal të incidenteve.

Parlamentarët e rinj, “bëjnë pallë”, kthehen në 20 janar në punë?!

Postuar në 04 Janar, 2014 06:43

Më 20 janar deputetët i rikthehen Kuvendit, pas pushimeve dimërore, për të nisur sesionin e ri parlamentar. Ndonëse pa shumë projektligje në agjendë, të mbartura nga viti i kaluar, 2014-ta parashikohet intensiv  nga politikë-bërësit, shkruan Dita.

Por, përtej parashikimeve të 2014-s bie në sy ky fakt: ndërsa private i ktheu në punë disa që në date 2, dhe OJF-të në dt 6, parlamentarët nuk na vinkan në punë deri në date 20??

Këto kushte që u ofrohen punëtorëve të UN në zonat e luftës, nuk mund të justifikojnë “pallën” që po bëjnë të zgjedhurit e rinj.

“Suus” e Rona Nishliut,në vendin e 18 nga 250 këngë të votuara të Eurosong!

Postuar në 04 Janar, 2014 06:36

Ish- përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Rona Nishliu është renditur në pozitën e 18-të, në kuadër të 250 këngëve më të preferuara të fansave,me këngën e saj “Suus”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës në vitin 2012.

Grabitja e 4 babagjyshëve, del dhe një video tjetër amatore. Asnjë video sigurie!?

Postuar në 04 Janar, 2014 05:15

“A1 Report” ka sjellë një tjetër video (amatore) nga grabitja më 24 dhjetor në qendrën tregtare “TEG”, ku katër babagjyshë të maskuar arritën të grabisnin afro 400 mijë euro në një argjendari. Dhe pse nga policia pati pak të dhëna mbi grabitjen, në vidion e sjellë nga “A1 Report” duket qartë se në rrezik kanë qenë jo vetëm qytetarët që ndodheshin aty në ato momente, por dhe një fëmijë i cili është nxjerrë nga një prej grabitësve jashtë argjendarisë.

Doda: “Po tentohet që të kriminalizohet opozita.” Asnjë fjalë për tritolin.

Postuar në 04 Janar, 2014 04:43

Hedhja në erë e një shtylle tritoli, shoqëruar me mesazhe opozitare (“inkurajuar nga Berisha” sipas Mero Bazes) ka shkaktuar reagimin e Ministrisë së Rendit që e ka quajtur terrorizëm.

Deputetja e PD-së, Mesila Doda, e ka komentuar si një tentativë për të shmangur vëmendjen nga problemet dhe tentativë për të kriminalizuar opozitën. Asnjë fjalë për tritolin...

Shqiptarë që luftojnë në Siri? Pse jo, 5 vjet burg!

Postuar në 04 Janar, 2014 04:28

Nga Siria vijnë vazhdimisht lajme për shqiptarë të vrarë në luftën civile në atë vend, aq sa në Maqedoninë fqinje kanë nisur planet për të modifikuar kodin civil që të mund të dënohen me burg.

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokrate në Maqedoni (LDM), Pavle Trajanov, ka kërkuar që përmes Kodit penal të aplikohen masa ndëshkimore për të gjithë pjesëmarrësit në luftërat e huaja. Sipas tij, një nismë e tillë është bërë në Bosnjë – Hercegovinë, Serbi dhe pritet të aplikohet edhe në Kosovë, njofton INA.

Mbretëresha bën “kalorës” njeriun që shkroi librin për Kosovën, libër që nxiti sulmin e NATO-s

Postuar në 04 Janar, 2014 03:46

 

Dr. Noel Robert Malcolm, hulumtues i lartë shkencor në All Souls College në Oxford University, nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka marrë titullin Kalorës (Knight Bachellor) për shërbimet në hulumtime, gazetari dhe histori të Evropës. Nga sot (31 dhjetor 2013) shkencëtari sipëror britanik dhe botëror, Noel Malcolm, i cili është edhe kryetar i shoqatës “Anglo-Albanian Association” në Londër, është tashmë “Sir Noel Malcolm”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme