Parlamentarët e rinj, “bëjnë pallë”, kthehen në 20 janar në punë?!

Postuar në 04 Janar, 2014 06:43

Më 20 janar deputetët i rikthehen Kuvendit, pas pushimeve dimërore, për të nisur sesionin e ri parlamentar. Ndonëse pa shumë projektligje në agjendë, të mbartura nga viti i kaluar, 2014-ta parashikohet intensiv  nga politikë-bërësit, shkruan Dita.

Por, përtej parashikimeve të 2014-s bie në sy ky fakt: ndërsa private i ktheu në punë disa që në date 2, dhe OJF-të në dt 6, parlamentarët nuk na vinkan në punë deri në date 20??

Këto kushte që u ofrohen punëtorëve të UN në zonat e luftës, nuk mund të justifikojnë “pallën” që po bëjnë të zgjedhurit e rinj.

Aq më tepër kur kanë vetëm 3 muaj punë! Diskriminimi me pjesën tjetër të popullsisë që nuk përfiton kurrë (të paktën pjesërisht) të drejtat e Kodit të Punës, lëmjaft të kuptohet se në duart e kujt është shteti.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ky nuk mund te jete shtet,por nje palo shtet i cili, jo vetem qe nuk duhet te perkrahet, por TË LUFTOHET!</p>

Submitted by Luke (not verified) on

<p>Hajde gazetari hajde. Nivel i shume i larte bravo ju qofte Respublica</p>

Submitted by Spartan (not verified) on

O Koloreto, mirë e ke ti në parim, po s'është punë 'palle' kjo, por punë Kushtetute. Tani, a duhet ndërruar Kushtetuta për këtë punë, kjo është punë tjetër.

Neni 74
1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

Submitted by respublica (not verified) on

<p>Te cila nga Kushtetutat, se jemi bërë lëmsh nga arnimet :)</p><p>K.C.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.