Mbretëresha bën “kalorës” njeriun që shkroi librin për Kosovën, libër që nxiti sulmin e NATO-s

Postuar në 04 Janar, 2014 03:46

Dr. Noel Robert Malcolm, hulumtues i lartë shkencor në All Souls College në Oxford University, nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka marrë titullin Kalorës (Knight Bachellor) për shërbimet në hulumtime, gazetari dhe histori të Evropës. Nga sot (31 dhjetor 2013) shkencëtari sipëror britanik dhe botëror, Noel Malcolm, i cili është edhe kryetar i shoqatës “Anglo-Albanian Association” në Londër, është tashmë “Sir Noel Malcolm”.

Shqiptarët e njohin Sir Noel Malcolmin si autor të librit “Kosovo- A short History” (Kosova – Një Histori e Shkurtër) e cila vepër ua ndërroi botëkuptimet e vjetra që kishin për Kosovën shkencëtarët dhe vendimmarrësit politik të botës. Shumica e ekspertëve mendojnë se ky libër është një ndër shkaqet kryesore që shtyu intervenimin e Perëndimit në Kosovë. Kjo vepër është bërë edhe doracak për historianët që merren me çështjen e Kosovës, shkruan IllyriaPress.

Ne.su

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E beri per Kosoven? Nqs jo c'dreqin kemi qe mburremi?

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Nderhyrjen ne Kosove nuk e shkaktoi libri i ketij --Ky ishte antishqiptar ne librat e tij --Ky eshte cifut me duket dhe nuk  ka aspak simpati per shqiptaret.....Ne ate liber ky ka marre ne interviste edhe Lubonjen ...ku dihet qe Lubonja flet si gjithmone kunder shqiptareve...

Ne ate liber flitet me shume me simpati per serbet , jo per shqiptaret

Klintoni e thote  hapur dhe qarte ne librin qe ka botuar vete, se kush u be shkak qe Nato bombardoi Serbine ....dhe u fut ne Kosove,__

Dhe , gjithe  bota e quan luften e Kosoves, Lufta e Madam Albright , se ajo mori inisiativen qe te goditej Serbia,...dhe Klintoni i shkoi pas dhe e mbeshteti plotesisht Zonjen Albright __Natyrisht Klinton thote, qe ne nuk e njifnim fare Kosoven dhe lexuam per historine e saj ..dhe u bindem ------------Por kur thote lexuam per hsitorine e saj, nuk e ka fjalen epr librin e  Malkolm, por librat historike qe kane lidhje qe nga Konferenca e Paqes ne 1919 dhe ne vazhdim

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.